Vendi i sekreteve të errëta/ Nga Merkel, Joe Biden e Putin... ‘kokat’ botërore që kanë koleksione private të verërave miliona dollarëshe (Shteti sa gjysma e Shqipërisë është bërë superfuqi në Evropë)

Publikuar tek: bota, më 13:00 10-01-2019 Vendi i sekreteve të errëta/ Nga Merkel, Joe Biden e Putin... ‘kokat’ botërore që kanë koleksione private të verërave miliona dollarëshe (Shteti sa gjysma e Shqipërisë është bërë superfuqi në Evropë) Cricova

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ish-zv.presidenti I SHBA Joe Biden, presidenti bjellorus Alexandër Lukashenko, presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe shtëpia mbretërore rumune, të gjithë kanë koleksionet e tyre private në Cricova.

Duke ecur në tunelet e thellë të Cricova, kantina e famshme e verës e vendosur 11 kilometra larg kryeqytetit të Moldovës Chisinau, vendi vibron mes historisë që shpalos veten.

Sekrete të errëta, verë e mirë dhe shumë histori dhe politikë janë varrosur bashkërisht në një qark thuajse 100 km thellë në tokën moldove diku 80 metra nën nivelin e detit.

Bodrumi gjigand mban 30 milionë litra verë, që mbahet në një temperaturë strikte nga 12 deri 14 gradë celcius.

“Zini vend, do të shkojmë nëpër rrugët e Cabernet, Chardonnay dhe Merlot” thotë Veaceslav, tour-guide dhe ciceron që është një prej “kujdestarëve” të kantinës së vjetër, një ndër më të mëdhatë në Evropë.

Minitreni i kuq që mund të mbajë deri në 20 persona, i merr turistët që kanë paguar nga 25 euro për një vizitë një orëshe përgjatë tuneleve nëntokësore.

Disa prej tyre qeshin me çmimin duke thënë se bileta hyrëse në Vatikan është më e lirë, apo duke thënë se me atë çmim mund të blihen lehtësisht pesë shishe verë e mirë Cricova.

940 poze.jpg

“Do t’ju tregojmë sekretet që e bëjnë verën më të mirë në Moldavi dhe ndoshta më e mira në Evropë” thotë guida.

Kantina është ndërtuar nën një dekret të Stalinit në 1952 kur Moldavia ishte një ndër republikat e bashkimit sovjetik. Cricova ishte më shumë se një eksperiment në fillimet e veta por vendi më pas u kthe në një bodrum ekselent për një verë shumë të mirë.

Tashmë, vinoteka më e madhe dhe më e shquar në vend, prodhon më shumë se 150 lloje verërash, që nga Pinot Noir, Cabernet Sauvignon dhe Merlot tek Rkatiteli, Aligote dhe Sauvignon. Ndërmjet tyre, ka edhe verë të gazuar duke përdorur teknika interesante. Ai shpjegon se vera e gazuar filtrohet dy herë në mënyrë që të pastrohet – por procesi është shumë kompleks dhe kërkon punë.

Vera diplomatike

Moldova është një ndër vendet më të varfra në Evropë. Të ardhurat për frymë, janë sa gjysma e atyre në Shqipëri. Pavarësisht kësaj, Moldavia është bërë një superfuqi në Evropë sa i përket verërave. Rreth 5% e territorit të vendit është e mbushur me vreshta rrushi. Kultura e verës është ndërtuar në këtë rajon rreth 5000 vjet më parë. Ditët e sotme, Moldavia eksporton rreth 90 përqind të verërave të veta, më shumë në tregjet evropiane. Kjo përqindje është rritur që kur Rusia në 2013 vendosi embargo në importet e verërave moldove si një ndëshkim për vendimin e vendit për të ecur në rrugën evropiane. Që nga koha sovjete e deri tani, gjithë delegacionet zyrtare më të rëndësishme që vizitojnë Moldavinë, vizitojnë kantinën e Cricovës për të shijuar verën.

Vinoteka ka një sektor të tërë dedikuar të ashtuquajturave koleksione private për lider të shkuar apo të tashëm të shteteve të ndryshme apo familjeve mbretërore.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ish-zv.presidenti i SHBA Joe Biden, presidenti bjellorus Alexandër Lukashenko, presidenti I Ukrainës Petro Poroshenko dhe shtëpia mbretërore rumune, të gjithë kanë koleksionet e tyre private në Cricova.

940 poze.jpg

 

Sigurisht, përarfirmi i këtyre koleksioneve, merr parasysh orientimin gjeopolitik të Moldavisë.

Rusia e ka pjesën më të madhe dhe qendrore, të vendosur në mes. Lideri i Kremlinit Vladimir Putin ka koleksionin e tij privat.

940 putin.jpg

Gjatë vizitës në mard 2017 në Moskë, presidenti prorus i Moldavisë Igor Dodon donte ti conte një mesazh politik miqësie Vladimir Putinit duke I dërguar 12 shishe nga koleksioni i Putinit në Cricova.

Dhe duke bërë shaka Putini me Dodon, sipas një gazetari nga Pravda, putini i ka thënë: Më solle këtë si dhuratë? Po kjo është e imja”.

940 goering.jpg

Putin ka markën e tij të koleksionit që në vitin 2002. Ai zgjodhi të bëjë atje festimet e 50-vjetorit, një ditelindje e organizuar nga presidenti komunist i Moldavisë Vladimir Voronin.

Fati nazist

Megjithatë, atraksioni më i madh në sektorët e koleksioneve private nuk janë shishet që i përkasin Putinit, Bidenit apo Merkelit, por ato që i përkasin ithtarit të Hitlerit, Hermann Goering.

Kur ushtria e kuqe pushtoi Berlinin në 1945, ushtarët sovjetikë kapën gjithashtu një koleksion ekstravagant dhe luksi të mallrave që ishin në posedim të Goering. Ndërmjet tyre ishte edhe koleksioni i tij special i verërave, që u dërgua në Moskë. Koleksioni i vjedhur në Berlin kapte shifrën e 3000 shisheve.

Ciceroni tregoi edhe se ç’ndodhi më pas.

“Së pari, këto verëra u cuan në Moskë ku të gjithë u dehën. Pjesa e mbetur e koleksionit të Goerings u nda në 1947 ndërmjet Gjeorgjisë dhe Moldavisë” kujton ai, duke shpjeguar se këto dy republika u zgjodhën si marrëse të këtyre verërave prestigjioze. Historia tregon se shishet e verës së Goering u prodhuan në origjinë në kohën e pashkëve në 1902 në Jerusalem. Shishet e mbetura tashmë mbahen të ruajtura mirë pas kutive të xhamta.

940 sticle.jpg

Legjenda thotë se në 1964 kur lideri sovjet Nikita Hrushov vizitoi Cricova me një milioner amerikan, ky i fundit donte të blente vetëm një shishe për 100,000 dollarë amerikanë në cash, plus katër Cadillacs. Oferta u refuzua menjëherë.

Një nga historitë që të bëjnë për të qeshur të treguar nga ciceronët në kantinë, gjatë guidës në Cricova, në fund të udhëtimit është se burri që udhëtoi në hapësirë i pari, rusi Juri Gagarin, humbi nëpër tunele.

“Ai gjeti rrugën në hapësirë, por e humbi në Cricova” thotë guida duke e shoqëruar me një të qeshur dhe nën duartrokitjen e vizitorëve që kanë shijuar gjithë udhëtimin nëpër tunele. / newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068750381469727
array(1) { ["section"]=> string(197) "vendi-i-sekreteve-te-erreta-nga-merkel-joe-biden-e-putin-kokat-boterore-qe-kane-koleksione-private-te-vererave-miliona-dollareshe-shteti-sa-gjysma-e-shqiperise-eshte-bere-superfuqi-ne-evrope-148223" }