'Vendi më i çmendur që ke bërë seks?', Sara Kapo habit me përgjigjen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:19 14-02-2018 'Vendi më i çmendur që ke bërë seks?', Sara Kapo habit me përgjigjen

Sara Kapo është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar dhe shkak për këtë është bërë mënyra dhe stili i saj i veçantë. Modeli i saj i çuditshëm i flokëve dhe mënyra e saj e lirshme e komunikimit e kanë vënë shpesh herë Sarën në qendër të thashethemeve.

Në një intervistë për revistën Bordo, Sara ka folur gjerësisht për veten dhe projektet e saj. Por disa nga përgjigjet e Sarës, gjatë intervistës, kanë rënë shumë në sy, kuptohet nga mënyra e drejtpërdrejtë e përgjigjeve.

“Mbaj mendjen dhe zemrën e hapur dhe kjo gjë më pëlqen tek vetja deri diku, ndërsa negative, faktin që nuk i çoj gjërat deri në fund!”, është shprehur Sara në lidhje me cilësitë e mira dhe të këqija tek vetja.

Por padyshim pyetjet intime kanë tërhequr më shumë vëmendje. Sa e çmendur është Sara në një lidhje? Ajo u shpreh se i pëlqen të bëjë gjëra të çmendura me partnerin, i pëlqen adrenalina, por e çmenduar në lidhje me partnerin jo, sepse nuk mendon se duhet t’i bësh tjetrit atë që nuk duan të bëjnë me ty.

Ndërsa pyetjes sa e çmendur është vetë Sara, ajo i është përgjigjur në mënyrë të çuditshme deri diku, “Aq e çmendur sa e marr çmendurinë time seriozisht”, por duke pasur parasysh temperamentin e saj është një përgjigje që pritej.

Vendi më i çmendur që keni bërë seks?

“Në të kaluarën time.”

Edhe pse prisnim një përgjigje tjetër duke pasur parasysh Sarën edhe përgjigja, “Në të kaluarën time”, me siguri fsheh një sërë gjërash të pathëna brenda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eno Popi pranë partneres me barkun e rrumbullakosur, së bashku si asnjëherë më parë (FOTO)
Të gjitha surprizat e Shën Valentinit që patë ishin ‘kot fare’ para asaj që i shoqi i bëri Eminës (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.023502111434937
array(1) { ["section"]=> string(71) "vendi-me-i-cmendur-qe-ke-bere-seks-sara-kapo-habit-me-pergjigjen-110268" }