“Vendi që është i famshëm për tolerancën”, BBC shkruan për harmoninë fetare në Shqipëri

Publikuar tek: kulture-art, më 16:49 03-11-2016 “Vendi që është i famshëm për tolerancën”, BBC shkruan për harmoninë fetare në Shqipëri

Quinn Hargitai ka publikuar në gjigantin BBC një artikull për tolerancën fetare në Shqipëri. Gazetari ka qenë në qytetin e Beratit, në jug të vendit, të cilin e konsideron si një shembull perfekt të kësaj tolerance.

Nuk është e pazakontë që në rrugicat e qyteteve shqiptare të shohësh xhami dhe kisha pranë njëra-tjetrës dhe në vendin me shumicë myslimane njerëzit me besime të ndryshme jetojnë paqësisht së bashku, thuhet në artikull, dhe më tej theksohet se martesat mes personave me besim të ndryshëm janë pjesë e kulturës së popullit.

Hargitai sjell edhe shembullin e një qytetari të Beratit që është rritur si i krishterë, por më pas është konvertuar si mysliman.

Vizita e Papa Françeskut në Tiranë përbën një pjesë kryesore të artikullit, si dhe fjalët e Atit të Shenjtë se kombi i vogël ballkanik duhet të shërbejë si shembull për të gjithë botën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del lista e këngëve të përzgjedhura për festivalin e RTSH, ja kush janë këngëtarët e autorët
Pistoia në festë, Alban Skënderaj koncert për festat e nëntorit, flet konsulli Gianni Simone Overi »
Article Logic
Execution time: 0.018343925476074
array(1) { ["section"]=> string(90) "vendi-qe-eshte-i-famshem-per-tolerancen-bbc-shkruan-per-harmonine-fetare-ne-shqiperi-58325" }