‘Vendim i paligjshëm’, gjyqtari i përgjigjet Etilda Gjonajt: Nuk është hera e parë që KLD…

Publikuar tek: aktualitet, më 14:40 20-10-2018 ‘Vendim i paligjshëm’, gjyqtari i përgjigjet Etilda Gjonajt: Nuk është hera e parë që KLD…

Gjyqtari Gjin Gjoni ka reaguar pas deklaratës së ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj e cila u shpreh se KLD ka shkelur ligjin duke miratuar lejen prindërore për Gjonin.

“S'është hera e parë që KLD miraton një ljje të kësaj natyre. Kërkesa ime prindërore është në kornizë ligjore dhe deklarata e ministres është nonsens dhe pa baza.

Leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn vettingun”, u shpreh për News24 Gjoni.

Kujtojmë që ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj,  denoncoi skandalin e KLD, duke thënë se  në mbledhjen e fundit, ka miratuar një vendim jashtë rendit të ditës  duke i dhënë leje prindërore fshehur gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij.

Sipas Gjonajt, vendimmarrja e KLD ishte e paligjshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035861015319824
array(1) { ["section"]=> string(92) "vendim-i-paligjshem-gjyqtari-i-pergjigjet-etilda-gjonajt-nuk-eshte-hera-e-pare-qe-kld-138501" }