Vendimi i Arbitrazhit: Skënderbeu përjashtohet nga Europa

Publikuar tek: sport, më 13:37 06-07-2016 Vendimi i Arbitrazhit: Skënderbeu përjashtohet nga Europa

Skënderbeu nuk do të ketë mundësi të luaj në Champions League. Vetëm pak minuta më parë është bërë zyrtar ky lajm pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

Klubi korçar nuk është lajmëruar në rrugë zyrtare por vetëm i është komunikuar lajmi se në fletoren zyrtare të gjykatës së arbitrazhit është publikuar vendimi i marrë. CAS ka hedhur poshtë kërkesën për rishikimin e vendimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës në UEFA duke i mohuar kampionëve të Shqipërisë mundësinë për të luajtur këtë verë në Champions.

Në fletoren zyrtare të CAS-it nuk janë dhënë detaje për arsyet pse u mor ky vendim, përkundrazi janë mjaftuar vetëm me komunikimin e tij dhe me faktin se në vazhdim do të publikojnë detaje të mëtejshme.

Pas këtij vendimi, Skënderbeu përfundimisht nuk do të ketë mundësi të luaj në Europë, ndërkohë që Shqipëria do të ketë mundësi këtë verë të përfaqësohet vetëm në Europa League. Nëse ky vendim do të ishte marrë më shpejt Partizani do të luante në Champions ndërsa Tirana do të luante në Europa League. Tani kjo histori ka përfunduar.

cas.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Golashënuesi më i mirë i Kombëtares Turke pranon para presidentit Erdogan se është shqiptar
Publikohen çmimet e biletave, ja sa do kushtojë për të parë ndeshjen e parë të Kombëtares në “Loro Boriçi” »
Article Logic
Execution time: 0.021933078765869
array(1) { ["section"]=> string(62) "vendimi-i-arbitrazhit-skenderbeu-perjashtohet-nga-europa-45716" }