Vendimi i britanikëve për të dalë nga BE zemëron Skocinë dhe Irlandën e Veriut: Tani jashtë Britanisë së Madhe

Publikuar tek: bota, më 08:22 24-06-2016 Vendimi i britanikëve për të dalë nga BE zemëron Skocinë dhe Irlandën e Veriut: Tani jashtë Britanisë së Madhe

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur: të largohet nga BE.

Një vendim që ndan Europën, por që mund të ketë rezultate edhe më shkatërrimtare: shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar në vetvete, shkaktuar nga ndjenjat pro ose kundër Bashkimit të cilat tani mund të shpërthejnë në kërkesa të reja për referendum, pavarësi ose shkëputje. Kërkesa e parë ka mbërritur tashmë, nga Skocia dhe gjithashtu nga Irlanda e Veriut.

Edinburgh: "Tani një referendum të ri".

Situata paradoksale e Skocisë, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar së bashku me Anglinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, pikërisht nga  aty ku sot vjen kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

Dy vjet më parë, në referendumumin e pavarësisë nisur nga atëherë nga kryeministri Alex Salmond, u votua kundër lamtumirës ndaj Londrës.

Kthehet tensioni në Irlandë?

Por Brexit ka rizgjuar shpirtrat edhe në Irlandën e Veriut, që së shpejti mund të bëhet një tjetër front i nxehtë. Kërkohet një tjetër referendum, këtë herë për ribashkimin e dy Irlandave. "Me daljen e Britanisë nga BE, Irlanda duhet të votojë për ribashkimin e tyre," për Irlandën Veriore Martin McGuinness, lideri historik i partisë irlandeze  nacionaliste Sinn Fein i IRA.

Sepse nga Brexit, shpjegoi ai, ka "pasoja të mëdha për të gjithë ishullin e Irlandës, e cila duhet të jetë kundër pritjeve demokratike të popullit. Dhe votuesit duhet të kenë të drejtë të votojnë për të mbajtur një rol në BE."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036834955215454
array(1) { ["section"]=> string(115) "vendimi-i-britanikeve-per-te-dale-nga-be-zemeron-skocine-dhe-irlanden-e-veriut-tani-jashte-britanise-se-madhe-44437" }