Vendimi i dalë nga selia blu pas 3 orësh, reagon ashpër Jozefina Topalli: Po pastron partinë nga demokratët

Publikuar tek: barometri, më 08:01 10-03-2018 Vendimi i dalë nga selia blu pas 3 orësh, reagon ashpër Jozefina Topalli: Po pastron partinë nga demokratët

Reagon ish-deputetja e PD Jozefina Topalli pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së PD e cila pas tri orësh me dyer të mbyllura morri vendimin që në datat 28-29 prill të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shqyrtuar ndryshimet statutore.

Në mbledhjen tre orëshe, mori pjesë edhe kritiku i Bashës Arben Imami. Sakaq, u vendos që një grup pune i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Arben Ristani, Enno Bodzo dhe Fatbardh Kadilli do hartojë ndryshimet statutore.

Por, Jozefina Topalli në një reagim për Report Tv, i cilëson si farsë të gjitha lëvizjet, që sipas saj kanë vetëm një qëllim; të bëjnë pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët.

“Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që sic thotë Berisha, Partia ka nevoje për bashkim. Ajo që po bën Lulzim Basha është thellimi i ndarjes. Problemi i PD nuk është statuti, (sepse atë se ka respektuar kurrë Lulzim Basha) por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve” ka thënë Topalli për Report.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037678956985474
array(1) { ["section"]=> string(112) "vendimi-i-dale-nga-selia-blu-pas-3-oresh-reagon-ashper-jozefina-topalli-po-pastron-partine-nga-demokratet-112777" }