Vendimi i fshehtë i AKEP, reagon për herë të parë ministria e Infrastrukturës (DEKLARATA ULTIMATIVE)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:51 13-02-2018 Vendimi i fshehtë i AKEP, reagon për herë të parë ministria e Infrastrukturës (DEKLARATA ULTIMATIVE)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës reagon në lidhje me projekt- vendimin e fshehtë të AKEP për përjashtimin vetëm të Albetelecom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net. Vendim ky që cënon konkurëncën e lirë në treg, rregullat ligjore e financiare ndaj dy operatorëve të tjerë në tregun shqiptar.

Në reagim thuhet qartë se kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike, i cili garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë duhet të kalojë përmes procedurës së konsultimit. Theksojmë se pikërisht kjo procedurë është një nga pikat e shkelura në flagrancë nga AKEP, që e ka përpiluar këtë vendim pa asnjë konsulencë paraprake dhe në mungesë të çdo trasparence me operatorët.

Më poshtë reagimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës Referuar interesimit mbi raportimet e ditëve të fundit në media mbi rregullimin e tarifave të interkonjeksionit në tregun celular, sqarojmë se AKEP është një institucion rregullator i pavarur për tregun e komunikimeve elektronike që raporton në Kuvend për aktivitetin e tij.

Detyrat dhe kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike. Ky ligj garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë kalon përmes procedurës së konsultimit.

Si ministri përgjegjëse për sektorin e telekomunikacioneve, ne do të ndjekim me kujdes situatën që çdo rregullim i këtij tregu të jetë në përputhje me politikat e zhvillimit, në mbështetje të interesit publik dhe nxitjes së investimeve përmes zhvillimit të konkurencës së ndershme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bëhuni gati për përmbytje, parashikohen reshje intensive, borë e shtrëngata (ZONAT QË DO PREKEN)
Bashkia e Tiranës marrëveshje me agjencinë e ujësjellës-kanalizimeve për përmirësimin e sistemit »
Article Logic
Execution time: 0.0040819644927979
array(1) { ["section"]=> string(104) "vendimi-i-fshehte-i-akep-reagon-per-here-te-pare-ministria-e-infrastruktures-deklarata-ultimative-110105" }