Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për këshilltarin bashkiak, reagon Endrit Braimllari: Gjithë sistemi në Shqipëri është i kapur nga Edi Rama

Publikuar tek: politike, më 13:50 31-07-2017 Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për këshilltarin bashkiak, reagon Endrit Braimllari: Gjithë sistemi në Shqipëri është i kapur nga Edi Rama

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp duke hedhur akuza të shumta ndaj Ramës.

Kolegji Zgjedhor, sot rrëzoi padinë e Lindita Veliasit, e cila kërkoi të zinte postin e Genta Mezinit, ish-këshilltare e LSI, e përjashtuar nga kjo forcë politike.

Genta Mezini, braktisi LSI-në dhe i'u bashkua Partisë Socialiste, pasi votoi pro rritjes së çmimit të ujit.

“Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për Këshilltarin Bashkiak që ligjërisht i takon LSI, vendosi që 19 është para 17.

Edi Rama tregoi qartazi që do të ketë çdo pushtet në kontroll. Përfshirë pushtetin lokal dhe sistemin e drejtësisë, për të cilin ka shumë kohë që do ta zotërojë.

Shqiptarët tani do të shikojnë se Edi Rama pas Tepsisë  do të shtrohet këmbëktyq edhe në drejtësi.

Tashmë regjimi i drogës dhe oligarkëve do rendisin edhe listat e këshilltarëve dhe deputetëve.

Vendimi i sotëm tregoi se i gjithë sistemi në Shqipëri është i kapur nga Edi Rama. Çdo ditë po kuptohet se po tenton të kap çdo pushtet. Kjo është politika e pashpresë e Edi Ramës, e cila po çon në udhëkryq Shqipërinë dhe po largon çdo ditë shqiptarët nga Shqipëria”, u shpreh  sekretari i LSI-së.

Më shumë në këtë kategori: « Basha reagon: Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike
Dyndje njerëzish në hyrjen e pasme, çfarë po ndodh tek kryeministria tani? »
Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322
array(1) { ["section"]=> string(138) "vendimi-i-kolegjit-zgjedhor-per-keshilltarin-bashkiak-reagon-endrit-braimllari-gjithe-sistemi-ne-shqiperi-eshte-i-kapur-nga-edi-rama-87891" }