Vendimi i papritur i UEFA-s, Partizani zëvendëson Skënderbeun në Champions League

Publikuar tek: sport, më 17:22 06-07-2016 Vendimi i papritur i UEFA-s, Partizani zëvendëson Skënderbeun në Champions League

UEFA ka marrë një vendim të papritur duke dhënë mundësinë Partizanit të luajë në turin eleminator të Champions League. Të kuqtë do të zëvendësojnë kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun, që sot u përjashtua përfundimisht nga kupat e Europës.

Për Partizanin ishte planifikuar të luante kundër Slovan Bratislava në turin eleminator të Europa League, por tashmë kundërshtar do të kenë hungarezët e Ferencváros.

Ky vendim vjen i parpritur për të gjithë, pasi shpresat për Partizanin ishin shuar me pezullimin e përkohshëm që iu bë Skënderbeut nga UEFA për të marrë pjesë në shortin e Champions League. Por, vendimi i sotëm i CAS që pezulloi për një vit korçarët ka qenë një pikë kthese e rëndësishme. 

Sa i përket kundërshtarëve të Partizanit në Europa League, Slovan Bratislava do të kualifikohet automatikisht, ndërsa ndeshja e nesërme kundër skuadrës shqiptare është anuluar. 

uefa.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu reagon pas vendimit të CAS: Dështimi kurrë nuk është fatal
FSHF-ja në një zë me UEFA-n, miraton vendimin për Partizanin »
Article Logic
Execution time: 0.024161815643311
array(1) { ["section"]=> string(86) "vendimi-i-papritur-i-uefa-s-partizani-zevendeson-skenderbeun-ne-champions-league-45744" }