Vendimi i Parlamentit, Frroku: Standart i rrezikshëm i Prokurorisë, u mor një vendim i verbër

Publikuar tek: politike, më 15:20 26-03-2015 Vendimi i Parlamentit, Frroku: Standart i rrezikshëm i Prokurorisë, u mor një vendim i verbër

Deputeti Mark Frroku ka reaguar pas vendimit të marrë në Kuvend, duke thënë se ky është një vendim i verbër dhe standarti i ndjekur nga Prokuroria e Përgjithshme është i rrezikshëm për kuvendin.

“Sot, Kuvendi i Shqipërisë, mori një vendim të verbër për të pranuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për të më hetuar me disa akuza të cilat i kam kontestuar tërësisht që në fillim.

Unë e kam deklaruar që kur kam marrë mandatin e deputetit se përballë ligjit, jam një qytetar pa imunitet, por nuk mund të mos denoncoj forcërisht dhe publikisht standardin që ka ndjekur Prokurori i Përgjithshëm për të më hetuar mua, si dhe të shpreh mosdakordësinë time me kolegët deputetë që e kanë miratuar këtë kërkesë pa marrë asnjë provë të qenësishme”, shkruan kreu i Partisë Kristian Demokrate në Facebook.

Frroku shprehet se ky është një standart i rrezikshëm për Parlamentin dhe garanton mbështetësit e tij se do ta fitojë betejën ligjore.

“Ky është një standard i rrezikshëm për këtë Parlament, i cili sot është i shantazhuar nga organi i akuzës në shprehjen e vullnetit që i ka deleguar populli. Kjo është një shenjë e rrezikshme për të ardhmen e institucioneve dhe politikës shqiptare. Dua t’iu garantoj se unë do ta fitoj betejën ligjore shumë shpejt, pasi askush nuk më ndalon për të realizuar projektet e mia, të mbështetësve të mi dhe të gjithë kristian-demokratëve shqiptarë”, shkruan Frroku.

Sipas tij, ky sulm vjen pikërisht në prak të zgjedhjeve vendore, por Frroku i bën thirrje të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve që të jenë më të motivuar se asnjëherë tjetër për të shënuar një fitore të madhe në 21 qershor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debate në Komisionin e Dekriminalizimit, Balla kërkon hetimin e Bashës
Halimi:Shqiptarëve po u serviret një farsë, po tentohet të mbyllen hetimet për çështjen “Doshi” »
Article Logic
Execution time: 0.015657901763916
array(1) { ["section"]=> string(95) "vendimi-i-parlamentit-frroku-standart-i-rrezikshem-i-prokurorise-u-mor-nje-vendim-i-verber-7007" }