Vendimi ‘i pazakontë’ i KPK për Zaganjorin: Ka kryer ‘evazion tatimor të ligjshëm’

Publikuar tek: barometri, më 08:03 29-09-2018 Vendimi ‘i pazakontë’ i KPK për Zaganjorin: Ka kryer ‘evazion tatimor të ligjshëm’

Komisioni i Pavarur I Kualifikimit (KPK) ka zbardhur vendimin për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

 

Vendimi i argumentuar i KPK konstaton në mospërputhje mes deklaratave, një kontratë fiktive apo të ardhura nga qiratë për të cilat nuk kishte paguar tatim, por thekson se kryetari i Gjykatës së Lartë kishte shfrytëzuar boshllëqet ligjore pa shkelur ligjin, duke e konfirmuar në detyrë.  

 Zaganjori u konfirmua në detyrë më 24 korrik 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendim i cili u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Trupa gjykuese e drejtuar nga Olsi Komiçi dhe me anëtarë Roland Ilian dhe Pamela Qirkon zbardhi të premten vendimin, ku ndonëse konstatohen mospërputhje mes deklarimeve, një kontratë fiktive, mungesa të kontratave noteriale dhe mospagim të detyrimeve tatimore-shkelje të tilla nuk konsiderohen shkarkuese.

Ndryshe nga raste të ngjashme, ku mospërputhjet e deklarimeve ndër vite apo kontratat fiktive janë shoqëruar me shkarkim të magjistratëve, në këtë rast trupa gjykuese e KPK-së ka arsyetuar në favor të Zaganjorit.

Komisioni e lehtësoi kreun e Gjykatës së Lartë nga një akt “në pamje të parë fiktiv” shit-blerje e bërë në vitin 2001, duke arsyetuar se ai kishte shfrytëzuar boshllëqet ligjore. “Kjo shmangie është kryer duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore në legjislacion, duke sjellë për pasojë evazion tatimor të ligjshëm,” thuhet në vendimin e zbardhur të KPK-së i cili konfirmoi Zaganjorin në detyrë.

Xhezair Zaganjori ka një karrierë 40-vjeçare fillimisht si pedagog dhe diplomat e më pas si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe kryetar i Gjykatës së Lartë në Shqipëri. Procesi i rivlerësimit për të u fokusua kryesisht në kriterin e pasurisë, ndërsa vendimi i zbardhur tregon se në dy kriteret e tjera KPK nuk u gjetën probleme./REPORTER.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022341012954712
array(1) { ["section"]=> string(84) "vendimi-i-pazakonte-i-kpk-per-zaganjorin-ka-kryer-evazion-tatimor-te-ligjshem-135977" }