Vendimi i PD-së, krijohet “Aleanca për Tiranën”

Publikuar tek: politike, më 20:03 28-03-2016 Vendimi i PD-së, krijohet “Aleanca për Tiranën”

Partia Demokratike ka vendosur të përshkallëzojë aksionin e saj politik kundër ndërtimit brenda parkut të liqenit artificial në Tiranë. Pas mbledhjes së organizuar mbrëmjen e sotme, dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Arben Risatni kanë theksuar se PD do të krijojë “Aleancën për Tiranën” për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

“Ne do të përshkallëzojmë aksionin politik dhe aksionin qytetar. Do të krijojmë një aleancë të gjerë për Tiranën, dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen për kauzën e anti-ligjit dhe anti-lirisë. Ne do të ngrihemi të gjithë të bashkuar kundër kësaj “anti” të madhe që ka ngritur ky pushtet. Ju e shihni që çështja nuk është vetëm për betonizimin, për aty është mbledhur anti-kushtetuetshmëria e këtij pushtetit”, tha Ristani.

Sa i përket qëndrimit për ecurinë e reformën në drejtësi, Ristani tha: “Ne kemi treguar që jemi konstruktiv dhe bashkëpunëtor për të realizuar ato gjëra që janë të mirë për këtë vend, por përpara kemi një mur të madh”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Procedim penal për Gent Strazimirin, deputeti akuzohet për “armëmbatje pa leje”
Armë, çanta apo kutia e celularit? Partia Demokratike nuk di të përgjigjet për çështjen e Strazimirit »
Article Logic
Execution time: 0.022063970565796
array(1) { ["section"]=> string(50) "vendimi-i-pd-se-krijohet-aleanca-per-tiranen-36247" }