Vendimi i qeverisë, ul kufirin e blerjeve

Publikuar tek: ekonomi, më 15:55 19-07-2016 Vendimi i qeverisë, ul kufirin e blerjeve

Ndaj vendimit të ministrit të Financave për uljen e kufirit të taksueshëm të blerjeve online ka reaguar gazetari Klodian Tomorri.  

“Ministria e Financave i ka propozuar qeverisë një vendim, i cili ul kufirin e taksueshëm të blerjeve online nga 150 euro që është sot në 22 euro.

Kjo histori ka nja tre muaj që qarkullon. Teksa të gjithë vrisnin mendjen se ku duan të dalin me këtë masë, vjen shpjegimi zyrtar.

"Po e ulim se na janë ankuar dyqanet vendase të veshjeve se u ka rënë xhiro pasi njerëzit po blejnë drejtpërsëdrejti jashtë," - është sqarimi i Ministrisë së Financave.

Kjo është për Nobel në ekonomi. E di ca domethënë kjo më shkoqur? Ministria e Financave po u thotë njerëzve ju do paguani ca lekë shtesë në mënyre arbitrare, që të rrinë në punë këta të tjerët.

Po mirë, po sikur tregtarët e sobave dhe ata të llambave të ankohen se u ka rënë puna nga Dielli ca politikë do bëje Ministria e Financave? Do marrë shoshën për të mbuluar Diellin?

Ky nuk është shembull kot. Ky është krahasimi me të cilin David Rikardo kundërshtoi vendosjen e tarifave për grurin e Francës në Parlamentin Britanik 3 shekuj me parë.

Dhe nëse blerjet online po nxjerrin nga tregu tregtaret e veshjeve nuk janë problemi blerjet online, por tregtarët.

Tregu po thotë se tregtarët nuk janë produktive aty ku janë dhe duhet ti alokojnë burimet e tyre financiare dhe humane në aktiviete të tjera më produktive. Duhen të bëjnë punë tjetër. Ky është ekonomiksi i tregut të lirë.

Ky ështeë një vendim qesharak. Por justifikimi mbi të cilim ngrihet është edhe me qesharak”- ka argumentuar Tomorri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007084846496582
array(1) { ["section"]=> string(46) "vendimi-i-qeverise-ul-kufirin-e-blerjeve-47090" }