Vendimi për hapjen e negociatave me BE-në, ja kushtet e vendosura nga Bundestagu

Publikuar tek: barometri, më 08:11 23-06-2018 Vendimi për hapjen e negociatave me BE-në, ja kushtet e vendosura nga Bundestagu

Mbrëmjen e sotme Bundestagu gjerman ka marrë vendimin përfundimtar për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, teksa grupet parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU e SPD kanë vendosur një sërë kushtesh për këtë lëvizje të rëndësishme.

 

Në vendim janë shënuar gjithësej 8 kushte, të cilat nënkuptojnë luftën kundër kriminalitetit, drogës dhe korrupsionit në vend.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, pritet ta informojë të enjten në një deklaratë qeveritare Bundestagun për samitin e 28 dhe 29 qershorit të BE, ditë kur do të vendoset edhe fati i vendit tonë.

Kushtet:

-Zbatimi i ligjit për reformën e nisur të ligjit zgjedhor;

-Ndjekje penale për gjykatësit dhe prokurorët e konstatuar në Vetting se kanë bërë shkelje penale;

-Angazhimi i një stukture special për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar (SPAK);

-Përpjekje për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe SPAK duke i pajisur ato mjaftueshëm me gjyqtarë dhe prokurorë të verifikuar;

-Përparime solide në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë këtu edhe nëpunësit civilë dhe politikanët;

-Rezultate reale të reformës në administratë;

-Vazhdimi me intensitet të lartë në luftimin e tregtisë dhe kultivimit të drogës në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019819021224976
array(1) { ["section"]=> string(86) "vendimi-per-hapjen-e-negociatave-me-be-ne-ja-kushtet-e-vendosura-nga-bundestagu-125420" }