Vendos Byroja: Përjashtohen 7 deputetët e opozitës nga kuvendi

Publikuar tek: barometri, më 08:21 22-12-2017 Vendos Byroja: Përjashtohen 7 deputetët e opozitës nga kuvendi

Përjashtohen 7 deputetët e opozitës për 10 ditë nga Kuvendi.

Ky është vendimi i sapomarrë nga Byroja e Kuvendit këtë mëngjes kur u shqyrtua kërkesa e Partisë Socialiste.

PS kërkoi marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Pas debateve, Byroja ka vendosur të miratojë kërkesën e socialistëve e për rrjedhojë, Kuvendit do t’i mungojnë këta 7 deputetë për 10 ditë. Ky vendim lidhet me situatën e krijuar në seancën plenare të datës 18 dhjetor 2017 kur u zgjodh Arta Marku si kryeprokurore e përkohshme mes flakadanëve, tymit e përplasjeve. Sakaq, Byroja ka vendosur përjashtimin me 5 ditë edhe të deputetit të PS Bujar Çela për reagimin e dhunshëm ndaj Kejdi Mehmetajt të LSI.

Masa do aplikohet me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024971008300781
array(1) { ["section"]=> string(68) "vendos-byroja-perjashtohen-7-deputetet-e-opozites-nga-kuvendi-103964" }