Vendoset përmendorja e Skënderbeut në Vajkal, aty ku heroi la gjurmët (FOTOGALERI)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:18 24-05-2017 Vendoset përmendorja e Skënderbeut në Vajkal, aty ku heroi la gjurmët (FOTOGALERI)

Në Fushën e Vajkalit, tek “Gurët e Skënderbeut” në Bulqizë, së shpejti do të ngrihet monumenti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo përmendore ka një lartësi prej 3 m dhe gjerësi 2.5 m, vepër e realizuar nga skulptori bulqizak, Etmond Balja.

Iniciator për vendosjen e këtij monumenti është Asllan Daxha, me mbështetjen e disa prej investitorëve nga Bulqiza. Kjo përmendore do të shërbej për të kujtuar betejat epike që janë zhvilluar në fushën e Vajkalit.

Përurimi i kësaj përmendorje do të bëhet ditën e shtunë, datë 27 maj 2017. Por aktivitetet do të nisin që në datën 25 me mbërritjen e përmendores nga Tirana në Bulqizë, me aktivitet të ndryshme. Ajo që dallon është “Nata e Zjarreve”,  në datë 26 ku simbolikisht në kodrat përreth fushës së Vajkalit do të ndizen disa zjarre. Zjerret në kohën e Skënderbeut përdoreshin si sinjal fitorje dhe jo më kot është zgjedhur një simbolikë e tillë.

Gjithashtu është realizuar edhe një dokumentar nga dy student të gazetarisë, Sami Curri dhe Geri Emiri me në qendër betejat e Skënderbeut në Fushën e Vajkalit. Figura të shquara të historisë janë pjesë e këtij dokumentari, që do të shfaqet ditën e përurimit të tij.

Në ditën e përurimit të përmendores së Gjergj Kastrioti Skënderbeu edhe Bashkia Bulqizë dhe Zyra Arsimore do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh.

“Duke marrë shkas nga mungesa e një memoriali në këtë vend historik, bashkë me një grup djemsh, sipërmarrës në Bulqizë, menduam që të vendosnim një vepër monumentale që ti shërbej historisë, por gjithashtu edhe nxitjes së turizmit. Po e ndjekim në vazhdimësi, që kjo vepër të kompozohet mirë dhe së bashku me historian dhe grupin nismëtar kemi vendosur që kjo përmendore të vendoset në një cep të Rrugës së Arbërit, në Fushën e Vajkalit” – Shprehet iniciatori i përmendores Asllan Daxha.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj iniciative të munguar prej kohësh, do të njiheni edhe me skulptorin që po punon këtë përmendore, Etmond Balen.

“Që në momentin kur unë jam vënë në dije për ndërtimin e këtij monumenti, e kam menduar që vepra të jetë sa më natyrale, që të lidhet me Gurët e Skënderbeut që ndodhen në Fushën e Vajkalit dhe historinë që mbartin ato gurë. Kompozimi i veprës është i tillë: Ku në bllokun e gurit është ndërtuar portreti i Skënderbeut, duke ruajtur disa karakteristika, duke e parë Skënderbeun si një figurë historike dhe përshkrimet që i janë bërë atij. Jam munduar që të qëndroj larg modeleve të cilat janë realizuar deri më tani për Skënderbeun. Në këtë vepër Skënderbeu del nga gurët, ato gurë që janë hedhur në Fushën e Vajkalit. Jam munduar që të jetë figura e Skënderbeut, vështrimi i tij si prej një shqiponje që zotëron territoret e tij. Me një portret të fuqishëm. Me një mjekër të gjatë. Por jo vetëm kaq, në këtë vepër jam përpjekur ta paraqes Skënderbeun si një njeri të mençur, të zgjuar dhe strateg. Një pjesën e jashtme të gurit është mbajtur një lijnë e tillë ku duken të gjitha trojet e Shqipërisë. Kjo vepër ka një rëndësi shumë të madhe për brezat e rinj, që të njohin historinë.” – shpreht skulptori Etmond Balja.

PAK HISTORI PËR BETEJËN E VAJKALIT

Sulltan Mehmeti II ia ngarkoi drejtimin e ushtrisë kundër shqiptarëve, sanxhakbeut të Ohrit, Ballaban Pashës, që ishte me origjinë nga Martaneshi, i edukuar që në fëmijëri, (kur qe rrëmbyer nga osmanët) me besnikëri ndaj sulltanit.

Gjatë vitit 1465 u zhvilluan një sërë betejash me Ballabash Pashën. Të dy betejat e Vajkalit u fituan nga Skënderbeu, por me humbje shumë të mëdha, sidomos në betejën e parë.

Në betejën e parë, në fushën e Vajkalit të Bulqizës, ndonëse Ballabani u mund, ai arriti të kapte me pusi disa komandantë të ushtrisë shqiptare ndër të cilët edhe Moisi Arianitin (Golemin), të cilët u ekzekutuan mizorisht. Betejat e tjera u zhvilluan në Oranik të Dibrës e në fushën e Vajkalit të Bulqizës dhe përfunduan me humbjen e forcave të Ballabanit.

Pas këtyre disfatave, Ballaban Pasha mendoi t’i godiste forcat e Skënderbeut njëkohësish me dy ushtri nga dy drejtime. Duke qenë në dijeni të këtij plani, Skënderbeu veproi me shumë shpejtësi dha arriti të shpartallonte në fushën e Vajkalit, së pari, ushtrinë komanduar nga vetë Ballabani, dhe pas saj, në fushën e Kasharit, ushtrinë e Jakup Beut, kur ishte në marshim.

Jo më kot, sa herë që kërkohej koka e Skënderbeut, ky i fundit zgjidhte Fushën e Vajkalit për të luftuar, kjo falë pozicionit strategjik që kishte, për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur./Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapet “shtëpia e gjetheve”, muzeu më i ri në Shqipëri
Zbulohet akotori Hollivudian që do luajë Skënderbeun në filmin më të ri »
Article Logic
Execution time: 0.019697904586792
array(1) { ["section"]=> string(85) "vendoset-permendorja-e-skenderbeut-ne-vajkal-aty-ku-heroi-la-gjurmet-fotogaleri-79802" }