Vendosi lule në memorialin me foto të Mehmet Shehut, reagon deputetja socialiste

Publikuar tek: politike, më 19:20 13-02-2018 Vendosi lule në memorialin me foto të Mehmet Shehut, reagon deputetja socialiste

Deputetja e PS, Antoneta Dhima një ditë më parë u shfaq teksa vendoste buqeta me lule në një memorial ku ishte vendosur foto e Mehmet Shehu.

Ndërsa ky veprim i saj shkaktoi jo pak komente. Në një reagim, Dhima kërkon ndjesë ndaj atyre që mund të jenë lënduar, por shkruan se nderimi për martirët e luftës nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos.

“Nderimi ynë për ta, nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët.
Megjithëse një vend i lirë, nderimi im për dëshmorët, mbetet nderimi vetëm për të rënët, për heronjtë e lirisë dhe aspak nderim për diktaturat dhe diktatorët”, shprehet ndër të tjera deputetja.

Rreagimi i plotë:

NDJESË PËR TË GJITHË ATA QË MUND TË JENË LËNDUAR!

Përcolla me vëmendje, por edhe me shqetësim reagimin e disa mediave dhe portaleve në vend për aktivitetin e organizuar nga: Bashkia Patos, Organizata e Veteranëve të LANÇ Patos , Organizata e Familjeve të Dëshmorëve Patos dhe banorë të zonës, në kujtim të 75 vjetorit të sulmit të Çetës Plakë të Mallakastrës dhe Çetës Plakë të Vlorës kundër garnizonit fashist të Patosit.

Lapidarët në këtë vend i takojnë të rënëve, martirëve dhe dëshmorëve të Atdheut, nderimi e respekti për ta është detyrim për çdo shqiptar.
Nderimi ynë për ta, nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët.
Megjithëse një vend i lirë, nderimi im për dëshmorët, mbetet nderimi vetëm për të rënët, për heronjtë e lirisë dhe aspak nderim për diktaturat dhe diktatorët.

 

Më shumë në këtë kategori: « Biseda erotike / Salianji e pranon: Në video jam unë, ja kush është "GD"
Kokëdhima: Zhgënjim që PS ra në duart e një mafie »
Article Logic
Execution time: 0.015787839889526
array(1) { ["section"]=> string(86) "vendosi-lule-ne-memorialin-me-foto-te-mehmet-shehut-reagon-deputetja-socialiste-110145" }