Vendosja e TVSH-së, çoroditet biznesi i vogël (FRIKË NGA GJOBAT)

Publikuar tek: ekonomi, më 20:00 04-01-2018 Vendosja e TVSH-së, çoroditet biznesi i vogël (FRIKË NGA GJOBAT)

Përfshirja në skemën e TVSH-së ka sjellë çoroditje te bizneset e vogla me qarkullim 2 milion lekë. 

Alberta Nasta, kryetar i shoqatës së biznesit të vogël, tha për Monitor sipërmarrjet nuk kanë njohuri për procedurat e përfshirjes në skemën e TVSH-së.

Sipas kryetarit të shoqatës, kësaj skeme do t’i duhej minimalisht 2 vite për t’u zbatuar si duhet. Jashtë skeme do të mbeten vetëm bizneset ambulante, ndërsa shtoi se bizneset e vogla, që të funksionojnë duhet të kenë një xhiro ditore prej 50 mijë lekësh, fakt që tregon shtrirjen e gjerë që do të ketë skema.

Duke qenë se bizneset e vogla nuk kanë njohuritë e duhura në lidhje me TVSH-në, Nasta tha se përfshirja në mënyrë të nxituar të këtyre bizneseve në skemë do të pasohet me vendosjen gjobave, të cilat do të jenë dhe më të larta se me parë, duke qenë se tani bizenset do të jenë të përfshira në një kategori tjetër.

Aktualisht bizneset e vogla duhet të nisin procedurën e inventarizimit të mallrave në magazinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018056869506836
array(1) { ["section"]=> string(68) "vendosja-e-tvsh-se-coroditet-biznesi-i-vogel-frike-nga-gjobat-105434" }