Në rrjetet sociale është duke u shpërndarë masivisht një video që tregon futbollistin turk Ozan Tufan duke rregulluar flokët, në momentin kur Luka Modric shënoi një gol fantastik për Kroacinë.
Ky veprim i Tufan ka shkaktuar veprim te tifozët turq, të cilët shprehen se mungesa e vëmendjes së lojtarit, ndihmoi në krijimin e hapësirave për kroatin, që realizoi me sukses nga jashtë zone.
Ndeshja mes Turqisë dhe Kroacisë u vendos nga ky gol i vetëm, i shënuar në minutën e 41.