Veprimi racist i basketbollistit malazez, gris në stadium flamurin serb (Video)

Publikuar tek: sport, më 15:56 09-09-2015

Lojtari i Kombëtares së basketbollit të Spanjës, Nikola Mirotic ka kryer një veprim aspak normal dhe të turpshëm, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Italisë.

Mirotiç, me origjinë malazeze, në momentin që po hynte në dhomat e zhveshjes ka grisur flamurin e Serbisë, i cili i përkiste një prej tifozëve në stadium.

I gjithë momenti është filmuar nga një prej kamerave që ndodhej brenda tunelit që të çon në dhomat e zhveshjes.

Menjëherë, Mirotic ka reaguar në twitter, duke kërkuar falje për veprimin e tij, ndërsa është justifikuar se nuk e ka parë që ishte flamuri serb, pasi nuk ka asnjë qëllim për të ofenduar simbolet e ndonjë kombi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Portieri I Kombëtares Berisha përshëndet fansat, komentuesi: Shko bëj stërvitje, s’duam gol me serbin
Ergys Kaçe i jep fund aludimeve: Asnjë problem me De Biasin, për kombin tim gjithnjë i gatshëm »
Article Logic
Execution time: 0.023672103881836
array(1) { ["section"]=> string(82) "veprimi-racist-i-basketbollistit-malazez-gris-ne-stadium-flamurin-serb-video-20374" }