Verë e kuqe me çokollatë të nxehtë, trendi i ri për të festat e fundvitit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:10 29-11-2017 Verë e kuqe me çokollatë të nxehtë, trendi i ri për të festat e fundvitit

Çokollata mund të konsumohet teksa shijon një gotë verë të kuqe, dhe shijon shumë.

Por përse të mos i përziejmë të dyja në gotë? Pikërisht këtë pyetje kanë bërë mjeshtat e kokteileve në faqen e njohur “Wholefully”, dhe duket se interneti ka rënë në dashuri me këtë ide.

“Ka shije të pasur, alkoolike por është e balancuar mrekullisht”, shkruhet në përshkrimin e pijes së re.

Receta është shumë e thjeshtë:

2/3 gotë me kokriza çokollate gjysmë të ëmbla

2/3 gotë verë e kuqe (merlot, shiraz, cabernet sauvignon)

1/2 gotë me qumësht

2 lugë sheqer (sipas dëshirës)

1 majë luge kripë

1/2 luge me ekstrakt vanilje

Hidhini të gjitha, përveç vaniljes dhe kripës, së bashku dhe trazojini gradualisht në një enë teksa ngrohen derisa të shkrinë kokrizat e çokollatës dhe pija të jetë e nxehtë.

Hiqeni nga zjarri, shtoni kripën dhe vaniljen dhe trazojeni. Shërbejeni në filxhane. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019656896591187
array(1) { ["section"]=> string(79) "vere-e-kuqe-me-cokollate-te-nxehte-trendi-i-ri-per-te-festat-e-fundvitit-101276" }