‘’Vërtet mendoni o të mjerë vjedhës se ky revolucion do t’u shpëtojë?’’, Ngjela flet për Shqipërinë, Amerikën, Gjermaninë dhe Rusinë

Publikuar tek: politike, më 13:26 18-12-2015 ‘’Vërtet mendoni o të mjerë vjedhës se ky revolucion do t’u shpëtojë?’’, Ngjela flet për Shqipërinë, Amerikën, Gjermaninë dhe Rusinë

Ngjela shkruan për Ramën se dje ia doli të bëjë një fjalim në Kuvend, por duhet t’u përgjigjet ca pyetjeve të tjera. ‘’Çfarë do bëhet me abuzimin e mijëra hektarëve; me abuzimin e vilave prej 1 milonë eurosh të minstrave të Berishës; me pallatet e Ilir Metës? Do t'i sekuestrojë vilat; pallatet e Gjirit të Lalëzit, sipas provave që i kanë ardhur nga jashtë shtetit, për Saliun dhe për Metën? Dhe, a do të vendoset dot drejtësia për të gjithë abuzuesit në këtë vend, apo Rama do të mjaftohet me një fjalim parlamentar, e kaq? Do të ketë edhe ky, keqardhjen e mërzitjes së madhe që pati Meta dje, apo do ta nxjerrë këtë vjedhës me dhunë nga pallatet e vjedhur popullit të varfër shqiptar?’’, shkruan Ngjela.

Ja statusi i plotë i tij:

“Kur Ciceroni, në Senatin Romak, rrëzoi komplotin e Katilinës, e shkatërroi këtë me anë të këtij fjalimi: “Deri kur, o Katilinë!, Do të vijosh të abuzosh me durimin tonë? Dhe sa do të zgjasë kjo marrëzia jote që vijon të tallet me ne? Kur ka për të mbaruar guximi yt pa fre dhe i kapardisur, ende siç po bën dhe sot?.”... Kjo ishte hyrja e fjalimit epokal te Ciceronit, qe e "varrosi përfundimisht" Katilinën; por e njëjta gjë sikur ndodhi edhe dje në Parlamentin Shqiptar. Rama, befas, pas dy vjetësh, arriti më në fund të bënte edhe ai një fjalim në Parlament. Dhe kërë radhë kundër Saliut. Ia tha të gjitha, duke e mbyllur besoj përfundimisht abuzimin dhe gjënjeshtrën 25 vjecare Berisha. Pasi e largoi nag pushteti para dy vjetësh, duket se e likuidoi ndërkaq, por… në të njejtën kohë, është çasti të pyetet: çfarë do bëhet me abuzimin e mijëra hektarëve; me abuzumin e vilave prej 1 milonë eurosh të minstrave të Berishës; me pallatet e Ilir Metës? Do t'i sekuestrojë vilat; pallatet e Gjirit të Lalëzit, sipas provave që i kianë ardhur nga jashtë shtetit, për Saliun dhe për Metën? Dhe, a do të vendoset dot drejtësia për të gjithë abuzuesit në këtë vend, apo Rama do të mjaftohet me një fjalim parlamentar, e kaq? Do të ketë. edhe ky, keqardhjen e mërzitjes së madhe që pati Meta dje, apo do ta nxjerrë këtë vjedhës me dhunë nga pallatet e vjedhur popullit të varfër shqiptar?

Kjo është pasqyra reale e perspektivës. Kush do ta vendosë moralitetin në kërë vend: perëndimorët, apo edhe shqiptarët? Që politika amerikane dhe ajo gjermane e kanë seriozisht shërimin e Shqipërisë, këtë tani e kanë mësuar të gjithë në Shqipëri; por, si do të vijojë politika, që gjithçka të fillojë nga e para? Shkallmimi i Saliut ëshrë vetëm një hap; hapat e tjerë janë vendosja e moralitetit dhe e drejtësisë shoqërore në Shqipëri; kundër abuzimit të gjatë me pushtetin.

Koha është në lëvizje. Shqiptarët po presin më antena të ngritura; abuzivizmi po dridhet dhë kërkon të bëjë "revolucion" kundër drejtësisë, por politika amerikane është në favor. Kush do ta ndalojë këtë angazhim amerikan në vendosjen e moralitetit në Shqipëri; Saliu me hektarët dhe paratë e taborit të tij; apo Meta me dëngun e parave të vjedhura shqiptarëve? Naivitet. E dini sesa është GDP e Amerikës dhe Gjermanisë bashkë? Sa 75 përqind e GDP-së botërore. Vërtet mendoni, o të mjerë vjedhës, se do t'iu shpëtojë një revolucion që s’ka as kokë, as këmbë e as sy që të shohë udhën? Rusia, apo ndonjë forcë tjetër orientale? Asgjë. Duhet të fillojë purifikimi shqiptar”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria s’humbet kohë. Ngre Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, vendos edhe sa do t’i paguajë ekspertët e jashtëm
Dekriminalizimi, Meta: Nuk kanë rëndësi emrat që do penalizohen nga ky ligj »
Article Logic
Execution time: 0.013350009918213
array(1) { ["section"]=> string(130) "vertet-mendoni-o-te-mjere-vjedhes-se-ky-revolucion-do-t-u-shpetoje-ngjela-flet-per-shqiperine-ameriken-gjermanine-dhe-rusine-28076" }