Vesa Luma këngë për të atin e ndjerë, i drejtohet familjes: Kërkoj falje por muzika më tradhtoi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:00 27-09-2016

Këngëtarja Vesa Luma ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar ‘Sa mall’.

Këtë këngë Vesa ia dedikon babait të saj të ndjerë i cili nëse do të ishte gjallë do të festonte sot mes tyre ditëlindjen.

Nëpërmjetë fjalëve prekëse Vesa i kërkon falje familjarëve të cilët janë zënë në befasi nga projekti i saj më i ri.

“Babi,ti sot ke ditëlindjen...Prej momentit kur u ndave nga ne fizikisht ,e as sot,nuk arrita përmes fjalëve të shprehi atë që ndjej..por fatmirësisht me kulturën e edukatën që Ti dhe Nana na e keni mësuar,unë sot rrethohem nga njerëzit më të mirë në botë, që më ndihmuan që përmes këtij projekti muzikor ,për herë të parë ,të ndaj ndjenjat e mija!

Kërkoj falje që ky videoklip i ka zënë në befasi familjen time, por muzika është e vetmja që mund të më "tradhëtoj"..

Falemdërit zemër big basta  që përktheve ndjenjat e mia në fjalë e muzikë..dhe falemderit regjisorit të njohur Blerdi Malushi dhe njështrit të fotografisë Avni Selmani për realizimin e kësaj video!

Kjo këngë i dedikohet të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre! Gëzuar për ty engjelli ynë!” shkruan Vesa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020398139953613
array(1) { ["section"]=> string(99) "vesa-luma-kenge-per-te-atin-e-ndjere-i-drejtohet-familjes-kerkoj-falje-por-muzika-me-tradhtoi-54242" }