Veshi bluzën me shqiponjën në formë kryqi nazist, reagon për herë të parë Nard Ndoka

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:53 18-10-2016 Veshi bluzën me shqiponjën në formë kryqi nazist, reagon për herë të parë Nard Ndoka

Reagon për herë të parë deputeti Nard Ndoka pasi veshi bluzën me shqiponjën  në formë kryqi nazist, gjë që shkaktoi revoltë në rrjetet sociale. Gazetari Edi Oga ka reaguar gjithashtu duke e cilësuar si foton më të tmerrshme që ka parë në internet por e menjëhershme është edhe përgjigja e Ndokës.

Edi Oga: Mbase kjo është fotoja më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë në internet...!!!

Kjo foto paraqet stadin aktual të ndjeshmërive estetike, të botëkuptimit socio-kulturor, i cili jo vetëm ka prekur fundin, por ka filluar të gërmojë...

Duhen braktisur dhe ndalur sa më parë, abuzuesit e çartur dhe të abuzuarit kokëboshë !!"

Nard Ndoka: "Edi, Po te shkruaj komentin, qe ne fakt nuk ka lidhje me opinionin tend thumbues, por me bindjen time! Stilizimi i shqiponjes nga Robert Alija! Te gjithe duhet te respektojme "Shqiponjen e Gjergj Kastriotit", te respektojme Memedheun tone te shenjte, jo te kerkojme 'baben', qe historia dhe fati yne eshte treguar i pameshirshem me ne! "Dance Ëith Me" eshte nje spektakel vallezimi, ku amatoret perpiqen te ngrihen ne nivelin e profesionisteve te kercimit, mision pothuajse i pamundur per shumicen e konkurenteve! Ndaj per te dhuruar spektakel, produksioni e ka nderthurur me intervista, debate, kritika, humor dhe çdo gje tjeter ne funksion te nje magjie televizive. Çdo konkurent, flet per fushen nga vjen, ndaj flitet per kuzhinen, artin, humorin deri edhe tallava, politiken dhe çdo gje tjeter qe perfshihet apo del nga skenari. Robert Alija shquhet per lirine e tij, duke bere kritikun e pameshirshem, por brilant ne stilin e tij, ai ka zgjedhur te na vendose perpara te papriturave duke dale nga konturet strikte te skenarit. Fati me ka ndeshur edhe mua, qe te perballem me idete dhe stilizimet e 'shfrenuara' te Bertit, me ka kerkuar te kercej me tanga, me ka dhuruar nje bluze me simbolin e kanabasit dhe se fundmi nje tjeter me shqiponjen e stilizuar te 'ndare' ne kater pjese! Personalisht respektoj idete dhe kauzat e çdo njeriu, por jo gjithmone bashkohem me to! Te japesh nje gjykim vetem ne 4-5 sekonda per nje ide te ballafaquar befas perballe teje nuk eshte e lehte, por nuhatja e politikanit duhet te jete e shpejte dhe e pagabueshme gjithmone! Gjetja dhe ideja e Robertit, menjehere mu duk interesante, jo nga stilizimi i shqiponjes, se ate nuk mund ta gjykoj as në mĕ shume se pese sekonda, por mesazhi ishte interesant, nje shqiponje e trazuar ne kater pjese, ashtu siç kombi yne eshte i ndare! Kjo kauze bashkohej me shqetesimin tim te akumuluar prej vitesh, te shprehur ne menyra te ndryshme edhe publikisht. Pse po e lendojne shqiponjen politikanet shqiptare kudo qe janë? Ne Shqiperi me sherre pafund dhe pa nje orientim te qarte per kombin shqiptar dhe te ardhmen tone! Ne Kosove me nje tendence te hapur tashme zyrtare pro orientale, anadollake, duke zgjedhur Turqine ne raport me SHBA-te dhe Europen! Duke e thene publikisht se Erdogani eshte vellai yne, ky deklarim nuk behet nga 'hoxha i fshatit", por nga kryeministrat dhe presidentet shqiptare! Kjo eshte goditja me e madhe, qe i behet shqiponjes se Gjergj Kastriotit, qe luftoi ne shekuj kunder pushtuesve osmanllinje! Ne Maqedoni politikanet shqiptare, pretendojne se vendi i tyre eshte i tybeve dhe xhamive dhe jo i Nene Terezes! Duke e shpallur edhe ato de fakto, Erdoganin si mbrojtesin e tyre!  Dhe shqiponja 'habitet', drobitet, nuk e di se sa shume, por edhe une thelle ne shpirt trazohem dhe shqetesohem, se si keta burra shteti nuk orientohen ne rrugen drejt Europes, por mendjen dhe zemren e kane akoma ne Anadoll! Ndaj shqiponja eshte e trazuar, e ndare, ne dileme, e pa orientuar akoma, ndaj stilizimi i piktorit te shfrenuar Albert Alija mu duk interesant, ne pese sekonda gjykim! Te gjithe duhet te respektojme "Shqiponjen e Gjergj Kastriotit", te respektojme Memedheun tone te shenjte, jo te kerkojme 'baben', qe historia dhe fati yne eshte treguar i pameshirshem me ne! Ata qe bejne patriotin dhe ngaterrojne artin me politiken duhet ta dine se ta duash atdheun do te thote te mos e vjedhesh, te mos e tradhetosh, te mos e denigrosh, te mos e trajtosh si placke lufte e prone private sic kane bere e po bejne disa prej tyre ne Tirane, Prishtine e Tetove!"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028140783309937
array(1) { ["section"]=> string(89) "veshi-bluzen-me-shqiponjen-ne-forme-kryqi-nazist-reagon-per-here-te-pare-nard-ndoka-56582" }