Veshja me “shallvare”, Rama tregon se ku i 'buron' motivimi: Po të vishej Saliu kështu, unë do habitesha

Publikuar tek: politike, më 20:11 14-11-2017 Veshja me “shallvare”, Rama tregon se ku i 'buron' motivimi: Po të vishej Saliu kështu, unë do habitesha

Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Studio e hapur” në news 24 ka folur për aktualitetiin politik dhe disa nga çështjet më të nxehta poltike të momentit.

Por ndër të tjera Rama ka folur edhe për veshjen e tij, e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.  Rama tha se çuditet se si njerëzit nuk janë mësuar ende me të. Kryeministri Rama nuk ka nguruar edhe të thumbojë ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se nëse ai do të vishej me "shallvare", aty realisht do të habitej.

Rama: Së pari habitem si nuk janë mësuar akoma më mua. Nuk është hera që unë vesh shallvare. Më kujton kur ishim të vegjël, unë mund të kem qenë 10 ose 12 vjeç. Shkonim me tren në palzh. Dhe treni ishte full dhe ishte ajo koha kundër imperialiazmit dhe sa afroheshim në Shkozet. Njerëzit hidheshin nga treni, sepse kur mbërrinin në stacion aty ishin dy radhë njerëzish, nga të dyja anët, me gërsherë në duar dhe shikonin të rinjtë nga pantallonat, kishte dalë atëherë flama kundër pantallonave “kauboy”. Kush kishte veshur nga këto pantallona i merrnin dhe i çonin në polici. Tani ajo kohë ka ikur, se si vishet një njeri është puna ime.

Vasili: Po protokolli?

Rama: Mos u shqetësoni për protokollin, se askush nga ata që kanë bërë protokollin nuk është shqetësuar. Nuk ka pasur asnjë lajm për atletet.  Normal po të vishej Saliu kështu edhe unë do habitesha dhe do thoja po ky ç’pati.

Vasili: Pse ky stil?

Rama: Ky është stili im. Për këtë gjë më kanë votuar njerëzit. Historia e tutave është e thjeshtë fare. Në fillim të fushatës do rrija një ditë më shumë në një qytet. Linda i kishte marrë një palë tuta me vete dhe unë i vesha. Dhe thashë me vete ku ka më mirë se sa tutat në garë. Por njerëzit nuk kanë fare problem këtë gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0028769969940186
array(1) { ["section"]=> string(103) "veshja-me-shallvare-rama-tregon-se-ku-i-buron-motivimi-po-te-vishej-saliu-keshtu-une-do-habitesha-99581" }