Veshja në ceremoninë e Dritëroit, Braçen e fusin në “sherr” me Rudina Xhungën, shpërthen ndaj portalit: Ptuuuu rracë e poshtër

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:19 06-02-2017 Veshja në ceremoninë e Dritëroit, Braçen e fusin në “sherr” me Rudina Xhungën, shpërthen ndaj portalit: Ptuuuu rracë e poshtër

“Erion Braçe fyen Rudina Xhungën: Pisanjose që urren ujin, mos u merr më me veshjen time”, ishte ky titulli i BalkanWeb që ngjalli reagime të Erion Braçes, i cili me anë të një statusi të dytë në faqen e tij zyrtare në "Facebook" përgënjeshtron portalin.

E gjithë zanafilla e konfliktit lindi për shkak të veshjes së Braçes në homazhet që po mbaheshin për Dritëro Agollin ditën e djeshme, e cila është konsideruar si e papërshtatshme, joserioze dhe "firmato".

“Shtohet dhe një “pisanios mediatik” më shumë. Ky është portali Balkanweb”,-shkruan Braçe, i cili mohon ta ketë thënë diçka të tillë për Rudinën. “Ptuuuu rracë e poshtër”,-shkruan më tej deputeti.

 STATUSI I PARË I BRAÇES:

“GAZETARIA E "PISANJOSEVE" DHE UNE!!

Qimit dhe Qimes, Ju dhembi shume e enjtja!

Vecanerisht e verteta mbi "lidhjet kriminale te Erion Braces", sherbyer si shpifje nga Berisha dhe, lepire nga keta me te gjithe gjuhen, gjere e gjate, madje deri ne lakimet me te pista!

E verteta me foto e se enjtes su mjaftoi! Edhe pse sfidova Berishen, keta natyrisht, per te treguar qofte edhe nje prove sado periferike kunder meje; Jo vetem qe se bene, jo vetem qe pas kesaj nuk kerkuan ndjese, por u rikthyen te shpifin serish.

Qimi dhe Qimja, Kane zbuluar veshjet e mia "firmato" e "te shtrenjta"! Ja ku i keni! Palltoja e famshme, kushton vec 21.990 leke; po eshte e Zara-s por kaq kushton; ose 159.90 eu sa e bleva une.

Pas 10 vitesh me nje pallto, vjet ne dimer vendosa te blej kete pallto. Pantallonat e famshme jane po te Zara, kushtojne 39.95 euro; per transparence, kam blere dy pale.

Tani nese Qimi, Qimja dhe Rudina Xhunga, kane ne garderobe pallto e pantallona me te lira se keto, atehere kane te drejte qe cke me te. Por, te kene parasysh dy gjera;

E para, une kam patur per vite te tera rroge me te madhe se ta; bej fjale gjithnje per rrogen qe u kam pare keto dy jave ne Tatime.

E dyta, sa kushtojne pantallonat e mia, ju kushton lyerja e flokut dhe larja me ate rast. E di qe kjo eshte nje ceshtje aq banale sa ska, por thashe tu pergjigjem, per te treguar se sa genjejne, sa shume shpifin, duke lepire njeri tjetrin.

Kjo eshte "gazetaria" e pisanjoseve!!

vo: e para, per shijet e mia as qe i marr leje kujt, as qe i jap llogari kujt; e dyta, ata/ato nga udheheqesit e medias apo "borgjezia e medias", qe urrejne ujin, smund te gjykojne veshjen e kerkujt, as te miat. Dhe e fundit, merreni kot me kete gje, kam aq respekt per te ardhurat nga puna, sa kurre si jepem tundimit per plackat me emra te njohur e para pa hesap."

REAGIMI I BRAÇES NDAJ BALKANWEB:

tfyjty.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02142596244812
array(1) { ["section"]=> string(127) "veshja-ne-ceremonine-e-driteroit-bracen-e-fusin-ne-sherr-me-rudina-xhungen-shperthen-ndaj-portalit-ptuuuu-rrace-e-poshter-67900" }