Vetëm 5 ditë kohë për të shmangur “Grexit”, Tusk: Po rrezikojmë krizë humanitare

Publikuar tek: bota, më 23:12 07-07-2015 Vetëm 5 ditë kohë për të shmangur “Grexit”, Tusk: Po rrezikojmë krizë humanitare

Mediat angleze shprehen të bindura se ka nisur procesi i largimit të Greqisë nga Eurozona. Pak minuta më parë ka përfunduar samiti i krerëve të Eurozonës, pa arritur një marrëveshje me Greqinë. Vetëm 5 ditë kohë i janë lënë në dispozicion vendit tonë fqinj për të arritur një marrëveshje me pjesën tjetër të shteteve që janë anëtare të monedhës euro.

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi është shprehur i hapur për të arritur një marrëveshje me Greqinë, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel, ka kërkuar që kërkesat greke të jenë të ndryshme nga ato që u paraqitën përpara referendumit. Presidenti i Francës, Hollande tha se tashmë mbetet në dorë të Greqisë për të gjetur një zgjidhje.

Shumë më pak entuziast kanë qenë krerët e Bashkimit Europian, të cilët janë shprehur se eurozona ndodhet në momentin më kritik të saj.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk është shprehur se duhet të përgatitemi për një skenar të zi nëse të dielën nuk arrihet një marrëveshje. Ai madje paralajmëroi për një krizë të mundshme humanitare.

“Nuk mund të mohojmë një skenar të zi nëse nuk arrihet një marrëveshje deri të dielën. Duhet të diskutojmë të gjitha pasojat për Bashkimin Europian. Ky është momenti më kritik në historinë tonë”, tha Tusk pas përfundimit të samitit.

Situata kritike në Eurozonë ka detyruar edhe Presidentin e SHBA-së, Barack Obama që të përfshihet në zgjidhjen e problemit. Ai ka telefonuar sot kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras, si dhe krerët e kancelarive europiane, të cilëve u ka kërkuar të gjejnë një rrugë bashkëpunimi mes tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029422998428345
array(1) { ["section"]=> string(82) "vetem-5-dite-kohe-per-te-shmangur-grexit-tusk-po-rrezikojme-krize-humanitare-15571" }