“Vetëm bythët ke të tuat se zyra është e shtetit”, Duka ia qendis prokurorëve rebelë (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:27 11-01-2018 “Vetëm bythët ke të tuat se zyra është e shtetit”, Duka ia qendis prokurorëve rebelë (E PLOTË)

Arben Duka, shkruan disa vargje vërtet pikante lidhur me situatën aktuale të emërimeve e shkarkimeve në rang prokurorësh nga kryeprokurorja Arta Marku.

“Vetëm bythët ke të tuat se zyra është e shtetit”, shkruan Duka për gazetën Dita referuar rebelizmit të disa prej prokurorëve të cilët refuzuan të linin zyrat pas urdhrit të Markut.

E PLOTË NGA ARBEN DUKA:

Çfarë çudirash nuk kanë ndodhur,

në Vatanin tonë të mjerë,

po kjo “revoltë” prokurorësh,

s’kishte ndodhur asnjëherë!

Të vjen urdhëri i çkomandimit,

nga Njëshi Prokurorisë,

po ti thua-s’e lë zyrën,

pozicionin s’e braktis!

More Prokuror i Rrethit,

pse bëhesh gaz’ i miletit,

vetëm bythët ke té tuat,

ndërsa zyra është e shtetit!

Përdora të gjitha ngjyrat,

ndaj shumë mendime m’i dini:

“Mos u lidhni fort me zyrat,

se do qani kur t’i lini!”

Po s’mësuat vetë nga jeta,

do jini ca njerëz kot,

asnjëherë bythët e shkreta,

në kolltuk s’i monton dot!

Me reformën që ka nisur,

ende s’ju ka puthur halla,

po ende pa u bitisur,

do t’i kini ca andralla!

Reforma në Drejtësi,

do të bëhet-nuk do mënd,

gurët do ndërrojnë vëndet,

po do mbeten prapë në vënd!

Ju “ushtarët e partisë”,

mos bini më kot dëshmorë,

në zyrat e drejtësisë,

prapë do jini prokurorë!

Vetingu tingëllon bukur,

si fjalë në të vërtetë,

po gjer më tani s’ka futur,

as dhe një cironkë në rrjetë!

Emërimet-transferimet,

janë administrative,

s’janë pasoja të Vetingut,

nga hetimi i pasurive!

Pa u bërë KLP-ëja,

mund të ketë çudi të rralla,

po Marku ka gjithë të drejtat,

që i kishte edhe Llalla!

Tani e di edhe bufi,

se kemi vakum ligjor,

po Arta e ka të drejtën,

të shkarkojë çdo prokuror!

Do të ketë dhe përpëlitje,

sipas urdhërit nga partia,

por të paktën këto ditë,

po lëviz prokuroria!

Që të gjithë Arta Markun,

sypatrëmbur e shikoni,

por veç mos na hapni barkun,

“Zonjë e Hekurt”-mos i thoni!

Struktura që na la Llalla,

është në super dekadencë,

Marku-diçka për të ndrequr,

të përdorë çdo kompetencë!

Ajo është një zonjë e mirë,

po shumë mos shpresoni kot,

se “patatet përvëluese”,

hë për hë nuk i prek dot!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035933017730713
array(1) { ["section"]=> string(96) "vetem-bythet-ke-te-tuat-se-zyra-eshte-e-shtetit-duka-ia-qendis-prokuroreve-rebele-e-plote-106183" }