Remzi Sadiku është dënuar me afat të papërcaktuar nga FSHF-ja. Gjyqtari i sfidës Laçi-Tirana që përfundoi 0-0 është penalizuar për 11-metërshin që nuk akordoi për bardheblutë në takimin e luajtur të dielën.
Ndërkohë që në shqyrtim është marrë dhe takimi Partizani-Luftëtari, që si gjyqtar kryesor kishte Andi Koçin. 11-metërshi i fituar nga të kuqtë në minutën e 92-të, i diskutuar së tepërmi, u cilësua si një vendim i drejtë i gjyqtarit durrsak në mbledhjen e djeshme në FSHF.