Vetëm këta tre “bosa” të njohur shqiptarë shijojnë sot luksin e Miamit (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:15 04-01-2016 Vetëm këta tre “bosa” të njohur shqiptarë shijojnë sot luksin e Miamit (FOTO)

Këta të tre personazhe kanë disa emërues të përbashkët, të qënit të famshëm, të qënit shqiptarë dhe të pasurit para. Emëruesi i fundit është edhe më i rëndësishmi, pasi në rast të kundërt ata nuk do ishin aty por, tani që janë le t’i zbulojmë e komentojmë.

I pari “bos” është Edi Rama, si qeverisësi i këtij vendi. U tha se kryeministri, së bashku me bashkëshorten e tij Linda Ramën udhëtoi drejt Miamit për pushime, ndonëse, nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, një gjë e tillë u përgënjeshtrua duke bërë me dije se në fakt vizita e shefit të kabinetit ishte vizitë familjare, te disa të afërm atje.

Edhe Aurela Hoxha është “bose” në fushën ku operon. Të gjithë e dimë se modelingu ka para dhe duket se Aurela ka mjaftueshëm sa për të shijuar të nxehtin e Miamit ndërsa publikon edhe këto foto me bikini.

aurela.jpg

Personazhi tjetër, këtë herë nga fusha e muzikës, është Rita Ora. Këngëtarja shqiptare po shijon gjithashtu luksin e Miamit, por në ndryshim nga dy personazhet e parë, avionin nuk e ka marrë nga Shqipëria, ndaj dhe fluturimi i saj nuk u përfol kaq shumë.

Te familjarët apo në hotel, për plazh apo për qokë, një gjë është e sigurtë: Sot, Miami, tre nga “bosat” e njohur, i ka shqiptarë...

rit4.jpg

.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02443790435791
array(1) { ["section"]=> string(79) "vetem-keta-tre-bosa-te-njohur-shqiptare-shijojne-sot-luksin-e-miamit-foto-29132" }