“Veto është justifikimi i fundit i Ramës, eurot e shqiptarëve i ka ndarë”

Publikuar tek: politike, më 17:58 29-09-2015 “Veto është justifikimi i fundit i Ramës, eurot e shqiptarëve i ka ndarë”

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se për të mbuluar aferën korruptive të CEZ, u justifikua me veton që Çekia do të vendoste për Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Basha ka theksuar se ishte Rama ai që bllokoi për tre vite statusin kandidat, ndërsa paratë e shqiptarëve janë grabitur nga ai dhe janë ndarë.

“I falëm CEZ 600 milion euro, se Çekia mund të vendoste veton për statusin e vendit kandidat për në BE! Ky është justifikimi më i fundit i Edi Ramës. Po a nuk ishte Edi Rama që bllokoi statusin e vendit kandidat për kryetarin e qarkut të Fierit? Më i rëndësishëm kreu i qarkut Fier se 600 milion euro të shqiptarëve? Nëse do të ishte kaq i interesuar për statusin Edi Rama nuk e bllokonte tre vjet me rradhë. "Veto" është argument për mega-aferën e CEZ. 600 milion eurot e shqiptarëve janë falur dhe ndarë. Gjithçka tjetër është përrallë e kokoshit 200 milionësh. Por nuk e ha më njeri këtë çorbë. Do t’i shkojmë deri në fund kësaj afere. Këto janë lekët e shqiptarëve të cilët sot po burgosen e shtyhen drejt vetvrasjes për 2000 lekë”, ka thënë Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e forta të Dritan Priftit: Kam prova se deputetë të LSI-së kanë marrë para nga DIA
Prokuroria nis hetimet për letrën e Spartak Brahos »
Article Logic
Execution time: 0.023086071014404
array(1) { ["section"]=> string(76) "veto-eshte-justifikimi-i-fundit-i-rames-eurot-e-shqiptareve-i-ka-ndare-21944" }