Vettingu i politikanëve, Basha tregon rregullat: Do jetë i thjeshtë

Publikuar tek: barometri, më 08:29 18-09-2018 Vettingu i politikanëve, Basha tregon rregullat: Do jetë i thjeshtë

Pas nismës së Partisë Demokratike për vettingun e politikanëve, Kryetari Lulzim Basha ka publikuar rregullat kryesore sesi do të bëhet.

 

Në videon e publikuar nga Basha në profilin e tij thuhet se ndër të tjera ai do të jetë “ i thjeshtë” por pa shpjeguar më shumë rreth këtij termi.

Gjithashtu, ai ka shtuar se vettingu do të jetë i pavarur nga vettingu i drejtësisë dhe nuk do të bëhet nga Kuvendi.

5 RREGULLAT E BASHËS:

-Vettingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë kuvendi;

-Struktura e vettingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika;

-Vettingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE;

-Vettingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë;

-Vettingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, i cili nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029919862747192
array(1) { ["section"]=> string(72) "vettingu-i-politikaneve-basha-tregon-rregullat-do-jete-i-thjeshte-134714" }