Vettingu i politikanëve, Salianji ultimatum qeverisë: Po ose jo! S’ka negociata

Publikuar tek: barometri, më 08:27 12-09-2018 Vettingu i politikanëve, Salianji ultimatum qeverisë: Po ose jo! S’ka negociata

Partia Demokratike i dha fund bojkotit të Kuvendit dhe grupet e punës u mblodhën në Kryesinë e Kuvendit sot për të diskutuar rreth draftit për vettingun në politikë. Në mbledhje është diskutuar se si mund të votohet me procedurë të shpejtuar projektligji i depozituar nga opozita.

 

Në një prononcim për mediat koordinatori për “Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin”, Ervin Salianji u shpreh se në mbledhje ata kërkuan përgjigjen nga qeveria  ‘po ose jo’ për të kaluar për votim ligjin për vettingun në politikë.

“Ne mund të gjejmë çdo hapësirë proceduriale për ta votuar sa më shpejt. Po ose jo, do ose jo vetting të politikanëve. Të gjitha do të parashikohen hap pas hapi. Ne i kemi përcaktuar të gjitha dhe i kemi sqaruar në projektligjin e depozituar në Kuvend. Do të bëhet hap pas hapi. Ne kemi një plan te detajuar sapo qeveria të shprehet nëse e do vettigun e politikanëve. Ne kemi depozitaur një projektligj që i përfshin të gjitha. Padiskutim që i gjithë procesi i vettigut do të nisë edhe nga drejtuesit e institucioneve publike. Nuk ka negociata, ka vetëm votim po ose jo”, tha Salianji.    

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023645162582397
array(1) { ["section"]=> string(83) "vettingu-i-politikaneve-salianji-ultimatum-qeverise-po-ose-jo-s-ka-negociata-134018" }