VETTINGU, KPK shkarkon gjyqtarin e gjykatës së lartë

Publikuar tek: barometri, më 09:03 18-07-2018 VETTINGU, KPK shkarkon gjyqtarin e gjykatës së lartë Tom Ndreca

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca.

KPK ka vendosur shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca i cili përball me vettingun, në seancën dëgjimore të 13 korrikut.

Ndreca nuk ka kaluar komponentin e pasurisë,pasi në 7 vite ka deklaruar blerjen e 4 apartamenteve, për të cilat nuk justifikon burimin e pasurive.

Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. 

Gjyqtari Tom Ndreca u emërua në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2013, pas një periudhe 20 vjeçare si anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Ndreca është një emër i njohur i drejtësisë për opinionin publik dhe mediat. Ai ka qenë relator i çështjes “Tahiri” për bllokimin e pasaportës.

Po ashtu, ka qenë edhe gjykatësi që kryesoi në Kolegj Zgjedhor çështjen e numërimit të votave në Tiranë, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së për numërimin e votave hedhur në kutitë e gabuara. Një vendim që shpalli fitues në garën për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashën.

Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980. Për një periudhë 4-vjeçare, ai ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.

Në fund të vitit 2017, pasuria e subjektit rezulton e rritur me 4 herë duke kapur vlerën e rreth 22.8 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të pasurisë familjare të gjyqtarit Ndreca me një vlerë totale prej 15.4 milionë lekësh. Nga dy apartamente që deklaronte në vitin 2003, në fund të vitit 2017 ai zotëron familjarisht 4 apartamente të blera kryesisht me kursime.

Ai zotëron gjithashtu 6.9 milionë lekë llogari bankare, 300 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë. Të ardhurat familjare të zotit Ndreca për të gjithë periudhën deklaruese përbëhen nga paga e tij dhe ajo e familjarëve. Në fund të vitit 2017, të ardhurat kapin vlerën e 39.1 milionë lekëve në total.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga ana e subjektit, nga të cilat njëra rezulton me probleme me një shumë të pambuluar prej 250 mijë lekësh.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0574951171875
array(1) { ["section"]=> string(58) "vettingu-kpk-shkarkon-gjyqtarin-e-gjykates-se-larte-128271" }