Vettingu në Policinë e Shtetit, Basha: Është si t’i varësh…

Publikuar tek: politike, më 11:58 13-01-2018 Vettingu në Policinë e Shtetit, Basha: Është si t’i varësh…

Kreu i PD, Lulzim Basha komentoi nismën më të fundit të ministrisë së Brendshme, për vettingun në radhët e Policisë së Shtetit.

Teksa uroi policinë për 105-vjetorin e krijimi, Basha tha se ky organ shtetëror është në një moment tragjik pasi është tradhëtuar nga drejtuesit e inkriminuar politikë.

“Sot në 105 vjetorin e krijimit të Policisë Shqiptare përcjell një mesazh çdo punonjësi që ka punuar me ndershmëri duke u mbajtur betimin për mbojtjen e Kushtetutës me një falenderim nga zemra, për sakrificën dhe trimërinë dhe kurajon. Në këtë 105-vjetor policia është në një moment tragjik, e tradhëtuar nga drejtuesit politik. Kriminelët më parë merrnin arratinë, sot kriminelët janë në kryer të kupolës drejtuese të intitciuneve të vendit. Shumë ish-drejtues dhe efektivë sot janë larguar nga vendi, sic ishte rasti i Dritan Zaganit, kërkojnë azil politik, pasi denoncuan lidhjet e pushtetit kriminal me bandat e trafikut.

Policia i është dorëzuar nga politika nga pushtetit të korruptuar të Ramës e drejtuesëve politik. Shërbimi më i madh është bashkimi në një aleancë vlerash për të cliruar drejtësinë e policinë nga krimi”, tha Basha.

I pyetur se si e komenton nismën e ministrit Xhafaj për vettingun në polici, Basha tha se dy persona janë hallkat e sistemit të korruoptuar në polici.

“Korrupsioni nuk nisi nga policia, por nga kokat. Janë Saimir Tahiri e Çako dy hallka në sistemin kriminal që drejtohet nga Rama. Vettingu nga ministri Xhafaj është se t’i varësh mëlcitë ujkut në qafë”, tha Basha.  

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryebashkiaku i PD falenderon Ramën: Ishim për darkë, më 27 janar do jem në protestë! Kryeministri: Mbrëmë isha esëll
E PAPRITUR/ Rama pranon se policia është e lidhur me krimin: Institucioni më pak i besuar »
Article Logic
Execution time: 1.0587151050568
array(1) { ["section"]=> string(63) "vettingu-ne-policine-e-shtetit-basha-eshte-si-t-i-varesh-106414" }