Vettingu, SHKARKOHET gjyqtari i Gjykatës së Tiranës (EMRI)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:11 30-07-2018 Vettingu, SHKARKOHET gjyqtari i Gjykatës së Tiranës (EMRI) Bledar Abdullai

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai nuk kalon “sitën” e vetingut.

Abdullai u shkarkua ditën e sotme nga Komisioni i Pavaraur i Kualifikimit.

Për Abdullain u bë analiza e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale nga trupi gjykues i drejtuar nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës ka pasur probleme në deklarimin e pasurisë, nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Bledar Abdullai deklaronte vetëm ¼ e pjesës takuese në tokë bujqësore dhe një apartamenti 2+1 në Kutalli të Beratit, që për shkak të përfitimit nga ligji 7501 apo ai i privatizimeve nuk ka vlerë të shënuar në lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar nga gjyqtari Abdullai kap vlerën e 18.8 milionë lekëve-pasuri e cila zotërohet në pjesën më të madhe nga bashkëjetuesja e tij.

Si “flamur të kuq” është evidentuar fakti që gjyqtari Bledar Abdullai nuk ka deklaruar asnjë llogari bankare dhe as kursime për një periudhë të gjatë. Ai ka deklaruar për herë të parë llogari rrjedhëse në deklaratën periodike të vitit 2016.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017696857452393
array(1) { ["section"]=> string(62) "vettingu-shkarkohet-gjyqtari-i-gjykates-se-tiranes-emri-129576" }