VETTINGU/ Skadon afati i formularëve, 44 policë kërkesë për dorëheqje

Publikuar tek: kulture-art, më 10:27 08-05-2018 VETTINGU/ Skadon afati i formularëve, 44 policë kërkesë për dorëheqje Policia e Shtetit

Ditën e djeshme përfundoi afati i dorëzimit të formularëve të Vettingut për Policinë e Shtetit.

Nga qarku i Tiranës janë dorëzuar 2256 formularë ndërsa 44 punonjës kanë bërë kërkesë për dorëheqje.

Ditën e djeshme, zv.ministri i Brendshëm Juliajn Hodaj tha se Korça e Berati janë dy qarqet që mbaruan më shpejt procesin e dorëzimit.

Sipas Hodajt janë dorëzuar mbi 95% përëqind e formularëve në të gjithë vendin ndërsa qarku i Tiranës vazhdon edhe në orët e fundit të skadimit të afatit, dorëzimin.

Mbi 11 mijë efektivë të policisë do të hyjnë së sitën e vettingut, një proces kaq shumë i diskutuar.

Procesi mbështetet në tre kritere: pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësitë profesionale. Në vlerësim do të kalojnë të gjithë punonjësit duke nisur nga titullari, deri tek punonjësi më i thjeshtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndrenika për Teatrin: Tokën duan ta zënë nja 3-4 biznesmenë. Projekti aktual s'vlen as për teatër të Lezhës
Pak orë para konkurrimit, Genti fton shqiptarët ta votojnë në Eurovizion: Ja si »
Article Logic
Execution time: 0.028661012649536
array(1) { ["section"]=> string(74) "vettingu-skadon-afati-i-formulareve-44-police-kerkese-per-doreheqje-119918" }