Vezët ndaj Ramës, procedim penal edhe për 6 studentë të tjerë

Publikuar tek: politike, më 22:58 26-02-2016 Vezët ndaj Ramës, procedim penal edhe për 6 studentë të tjerë

Pas studenteve Anita Lushi dhe Bora Mema edhe 6 persona të tjerë do të procedohen penalisht për gjuatjen me vezë të kryeministrit Edi Rama në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë, një vit më parë.

Ndaj Viki Çipi, Liri Kuçi, Klodi Hoxha dhe shtetasit kosovarë Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku rëndojnë akuzat për mosbindje ndaj forcave të rendit. Çështja i është ngarkuar prokurorit Julian Zonja, i njohur për ngjarjet e bujshme të ndodhura në Shqipëria që ai ka trajtuar.

Vetë organizata “Lëvizja për Universitetin” ka reaguar për këtë ngjarje:

Bankës së të pandehurve për goditjen me vezë ndaj kryeministrit Rama u shtohen edhe gjashtë aktivistë të tjerë. Ndaj studenteve dhe aktivisteve të Lëvizjes Për Universitetin Viki Çipi, Liri Kuçi, Klodi Hoxha dhe atyre të Klubit Politik të Studentëve Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku rëndojnë akuzat për mosbindje ndaj forcave të rendit, (akuzë e përbashkët me të tetë të pandehurit), kurse ndaj Klodi Hoxhës rëndon edhe akuza për goditjen me vezë njëlloj si dy aktivistet tashmë të çuara për ndjekje penale Anita Lushi dhe Bora Mema. Përgënjeshtrojmë me foton e mëposhtme deklaratën e zëdhënësit Albi Seriani të shprehur për BIRN se nuk paska akuzë të ngritur ndaj aktivistëve për goditjen me vezë. Nga rreshti i mavijosur dallohet qartë se “kakarisjet në demokraci” siç i quajti i “dëmtuari” nga veza, kryeministri Rama, të çuakan për ndjekje penale. Nëse nuk qenka e turpshme dhe jashtë çdo parametri demokratik që aktivistët të ndiqen penalisht se godasin me vezë, atëherë pse shpifet për të kundërtën?! Shpifja përbën vepër penale edhe kur vjen nga zëdhënës të paaftë e të kapur prej veshi nga kryeministri.

Ndjekja penale do të duhej të niste jo vetëm ndaj kryeministrit dhe ministres së Arsimit për ligjin klientelist të arsimit të lartë, por edhe ndaj truprojave dhe policëve të cilët ushtruan dhunë ndaj studentëve aktivistë në fakultet, rrugës së transportimit të tyre dhe në komisariatin nr. 2 në Tiranë. Atë që kryeministri, gangsterët që i vijnë rrotull si truproja e policë apo prokuroria nuk kanë guxim ta bëjnë ndaj përsëritësve qesharakë të gjestit studentor në seancën parlamentare të djeshme, e bëjnë ndaj studentëve të guximshëm. Guximi që kemi pasur të godasim simbolikisht kryesimbolin e keqpërdorimit të pushtetit dhe solidariteti i studentëve e qytetarëve na japin forcë t’i rezistojmë edhe gjyqit politik që po gatuhet. Ky gjyq shpreh frikën e tyre dhe forcimin e rezistencës universitare. Nuk keni parë gjë akoma!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Edi Rama: Albina Dedën e quajta “motër” ajo e interpreton si “monstër”
SHKRUANI HISTORINE… »
Article Logic
Execution time: 0.13304901123047
array(1) { ["section"]=> string(66) "vezet-ndaj-rames-procedim-penal-edhe-per-6-studente-te-tjere-33640" }