Vëzhguesit për zgjedhjet: Partitë fushata të kushtueshme, KQZ nuk zbardh në kohë vendimet dhe probleme me listat e zgjedhësve

Publikuar tek: politike, më 08:53 04-06-2015 Vëzhguesit për zgjedhjet: Partitë fushata të kushtueshme, KQZ  nuk zbardh në kohë vendimet dhe probleme me listat e zgjedhësve

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikon raportin për situatën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Sipas raportit mbetet problematik procesi i dekriminalizimit në lidhje me kandidatët, KQZ nuk zbardh në kohë vendimet, Kolegji Zgjedhor ka standard të dyfishtë, në lista ka probleme me emrat, mediet publikojnë materialet e fabrikuara nga partitë dhe prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim për akuzat për blerjet e votave. Sipas tyre maxhoranca po përdor burimet publike për promovimin e kandidatëve të saj.

 “De facto vullneti politik dhe komunikimi mes forcave politike ka munguar dhe vazhdon të mungojë. Dekriminalizmi është karakterizuar nga retorika dhe iniciativa të cunguara. Maxhoranca dhe opozita vazhdojnë të akuzohen respektivisht për mungesë të këtij vullneti. Moszbardhja e vendimeve në kohë nga KQZ është element kyc, dhe i pajustifikuar duke krijuar çoroditje të procesit. Komisionet zonale si struktura që nuk ruajnë gjurmë në praktikat e tyre, deri edhe moszbatim i orarit zyrtar, penalizon operatorët lokalë se nuk mund të bëjnë ankimim më tutje. KQZ ka patur një rol jo aktiv në monitorimin e listave. Koalicioni i Vëzhguesve Zgjedhorë ia ka dërguar organit të prokurorisë pas verifikimit të një rasti”, tha Gerta Meta.

Sipas raportit është problematik fakti se partitë politike po bëjnë fushatë të kushtueshme, duke u dërguar materiale të fabrikuara medieve.

“Mospërfshirja e të dënuarëve në lista është problem. Është vënë re, përdorimi i burimeve publike nga maxhoranca për promovim të kandidatëve të saj. Për blerjen e votës, nuk ka një investigim nga prokuroria. Mediat vazhdojnë të pasqyrojnë materialet e fabrikuara nga partitë politike, edhe pamjet. Partitë politike po bëjnë një fushatë të kushtueshme. Është për t’u përshëndetur respektimi i kriterit gjinor për këshilltarë, por numri i kufizuar për kandidatë bashkie. Kolegji Zgjedhor respektim jo të saktë dhe standard të dyfishtë për trajtimin e çështjeve”, ka përfunduar Meta nga KVV.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD hedh poshtë sondazhin e "IPR". Reagon Ora News: Na intereson procesi jo rezultati
Veliaj: Sa të jem unë nuk do të ketë leje ndërtimi tek diga e liqenit »
Article Logic
Execution time: 0.12505602836609
array(1) { ["section"]=> string(129) "vezhguesit-per-zgjedhjet-partite-fushata-te-kushtueshme-kqz-nuk-zbardh-ne-kohe-vendimet-dhe-probleme-me-listat-e-zgjedhesve-12647" }