Vëzhguesit: Të ndryshohet Kodi Zgjedhor, absurde përqindja e firmave për të Pavarurit

Publikuar tek: politike, më 09:07 30-03-2015 Vëzhguesit: Të ndryshohet Kodi Zgjedhor, absurde përqindja e firmave për të Pavarurit

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë bën publik raportin për situatën zgjedhore nga 10 janari më 26 mars, duke theksuar se konflikti politik në Parlament sjell mungesë të frymës së konsensit dhe bllokim. KVV-ja kërkon ndryshim të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se për një kandidat të pavarur duhen firmat e 1% të zgjedhësve të një zone. Kritika kanë ardhur nga raporti i sotëm edhe për median, e cila sipas vëzhguesve po cënon pavarësinë editoriale me materialet e parafabrikuara  të partive.

“Në Tiranë janë 610 mijë votues dhe një kandidati të pavarur i duhet të mbledhë 6100 firma. Në Shqipëri një partie i duhen vetëm 5 mijë firma që të kandidojë në gjithë Shqipërinë”, tha sot Dritan Tahulla i KVV-së.

Kurse Gerta Meta, duke folur më tej për raportin u shpreh se kandidatët e pavarur në 21 qershor janë në pozita diskriminuese. “Kandidimi i kandidatëve të pavarur në këto zgjedhje janë në pozita diskriminuese. Kandidimi në Tiranë përbën një sfidë absurde pasi numri i firmave të duhura është më i madh se firmat që i duhen partive.”, u shpreh Meta.

Po kështu KVV-ja shprehu shqetësimin e qëndrimit të medieve, që sipas tyre çon në cënimin e pavarësisë editoriale. “Pasqyrimi nga mediat nëpërmjet materialeve të parafabrikuara nga stafet e partive politike përbën një rrezik serioz për pavarësinë editoriale të medias.”, theksoi Meta.

Meta deklaroi se zgjedhjet e 21 qershorit realizohen në një moment shumë të rëndësishëm për vendin dhe megjithse ka disa përmirësime, ende vërehen sjellje në kundërshtim me ligjin

‘’Publikisht do fillojnë në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë, pasi ka marrë statusin kandidat në BE. Nga kjo perspektivë zgjedhjet duhet të plotësojnë kriteret dhe standardet e vendeve që e gëzojnë këtë status. Komunikimi dhe konsensusi mes forcave politike vazhdon të mungojë. Plotësimi i anëtarëve të KQZ-së në janar 2015 ishte një hap i vonuar por pozitiv. Kuadri ligjor nuk u prek sipas sugjerimeve të ODIHR dhe vëzhguesëve lokalë por mbeti i paplotë për ndryshimet që vijnë nga ndryshimet territoriale. Vërëhet se ka disa përmirësime por ka disa mënyra sjellje jo sipas ligjit. Koalicioni nuk ushtron të gjitha kompetencat e dhëna që të detyrojë hallkat dhe institucionet për të zbatuar afatet dhe reformat. Konflikti politik reflektohet  edhe në Parlament çka sjell mungesë të frymës së konsensusit dhe bllokim.”, përfundoi Meta.

Po kështu Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë këshilloi plotësimin e kuadrit ligjor që të shprehen përmes referendumit dhe në komisionet zgjedhore të ketë jo më pak se 30% përfaqësi grash. KVV-ja kërkoi refuzimin e listës së kandidatëve për Këshill Bashkiak në rast se nuk përmbushet kriteri i plotësimit nga gratë. Vëzhguesit vendorë kërkuan nga Ministria e Brendshme njoftimin e qytetarëve për çdo ndryshim të listave zgjedhore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtare/ Gjergj Bojaxhi kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës
Majko: Nishani dhe Llalla të mbledhin shtetin, Islami: Rama e Tahiri të kriminalizuar »
Article Logic
Execution time: 0.023598909378052
array(1) { ["section"]=> string(88) "vezhguesit-te-ndryshohet-kodi-zgjedhor-absurde-perqindja-e-firmave-per-te-pavarurit-7318" }