VIDEO / Berisha denoncon, vjedhja e votës në Kamëz me karta identiteti

Publikuar tek: politike, më 18:43 18-06-2015

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me anë të një video-rregjistrimi, atë që sipas tij është tentativa e vjedhjes së votës me anë të kartave të identitetit në Kamëz nga njerëz të kandidatit të majtë, Safet Gjici.

Në video duket një djalë dhe një vajzë teksa komunikojnë me njëri tjetrin në ambientet e një lokali. Sipas zërave në video, vajza i thotë djalit se ka gjetur 70 karta identiteti, ndërsa djali e pyet nëse janë me pasaportizim në Kamëz.

Ja biseda e zbardhur:

Ajo: Ça bëni?

Ai: Hiç si ja kalove

Ajo: Hiç mirë për zotin

Ai: Ça thuhet për Tiranën

Ajo: Hiç, a ishe andej me pyet për atë?

Ajo: Unë erdha sa me fol pak se i kam gjet nja 70 copë

Ai: Sa?

Ajo: 70 karta

Ai: 70? A janë me pashaportizim?

Ajo: Me pashaportizim ketu janë (Kamëz)

(ai ngre telefonin)

Ajo: Me kë flet tashi me Safetin apo atë tjetrin

Ai: Me shtabin e tij

Ai: Ça bone, ka je? Te shtabi aty je? A është Ladi aty? (Ladi mendohet të jetë vëllai i Safet Gjicit) Po Vini, as Vini? Vini, ë? (person i paidentifikuar) Ej, 70 copë! 70, po.

Ai: Gjysëm ore? Mirë në rregull. Hajd.

(ai mbyll telefonin)

Ai: Të kthej përgjigje për gjys ore më thotë ai shoku im.

Ai: A ke ndonjë nr telefoni?

Ajo: A përdor ëhats app?

Ai: Jo pra se kam

Ajo: Ose në facebook, më shkruaj në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa e Bashës në miting: Asnjë kavajas mos mbetë në Shqipëri
Veliaj mbyll fushatën elektorale në Tiranë: Ata shesin frikë, ne mbjellim shpresë »
Article Logic
Execution time: 0.017903089523315
array(1) { ["section"]=> string(73) "video-berisha-denoncon-vjedhja-e-votes-ne-kamez-me-karta-identiteti-13957" }