VIDEO/ Çmendet Felipe Melo, merr me grushte kundërshtarin dhe krijon luftë në stadiumin e skuadrës uruguaiane

Publikuar tek: sport, më 13:08 27-04-2017 VIDEO/ Çmendet Felipe Melo, merr me grushte kundërshtarin dhe krijon luftë në stadiumin e skuadrës uruguaiane

Ish-mesfushori i Juventusit, Interit dhe disa skuadrave të tjera të njohura në Europë, Felipe Melo, i cili aktivizohet tashmë me ekipin brazilian të Palmeiras, është bërë protagonist pas sfidës së Kupës së Libertadores kundër Penarolit, zhvilluar dje në Uruguai.

Ndeshja përfundoi 3-2 për Palmeiras, ndërsa pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, në fushën e lojës plasi një sherr mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, shënjestra e futbollistëve të Penarolit ishte Felipe Melo. Mesfushori i Palmeiras godet me grushte një nga kundërshtarët dhe më pas ndiqet nga kundërshtarët e tij. Edhe pse u morr në mbrojtje nga policia, mesfushori brazilian e kishte të vështirë t'iu shmangej grushteve, ndërsa është futur me vështirësi në dhomat e zhveshjes.

Por, nuk përfundon me kaq, sepse një episod i tillë solli edhe reagimin e tifozëve uruguaian të Penarolit që i hapën luftë tifozëve të Palmeiras.

Me pak fjalë një kaos i vërtetë!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka në Shkodër: Arbitrimi një profesion që sjell benefite, nuk do lejojmë që gjyqtarët të prishin garën
FOTO/ Kapiteni legjendar një mesazh emocionues për ditëlindjen e bashkëshortes: Vitet kalojnë, por dashuria ime rritet vit pas viti »
Article Logic
Execution time: 0.054507970809937
array(1) { ["section"]=> string(113) "video-cmendet-felipe-melo-merr-me-grushte-kundershtarin-dhe-krijon-lufte-ne-stadiumin-e-skuadres-uruguaiane-76628" }