Video e arrestimit të kuksianëve, flet për herë të parë Xhafaj: E vërteta e orës 03:50

Publikuar tek: politike, më 08:49 17-04-2018 Video e arrestimit të kuksianëve, flet për herë të parë Xhafaj: E vërteta e orës 03:50

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” me gazetar Roland Qafokun. Ndër të tjera ministri foli për videon e arrestimit të kuksianëve, që sipas tij një veprim i tillë është brenda ligjit.

“Jo këtu po në të gjithë botën. Nuk lejohenj kontrollet e banesave natën. Nuk ka asgjë në kundërshtim me ligjin. Veprimet e policisë i kotnrollon policia dhe verimet e prokurorisë i kontrollon gjykata. Prokuroia dhe gjykata i kanë cilësuar të ligjshme veprimet e policisë për sa kohë i kanë vendosur arrestimet. Kanë qenë 36 persona. 23 u arrestuan dhe 13 janë në kërkim”, tha ministri.

Pjesë nga intervista:

Zoti ministër, a jeni i qetë në detyrën e ministrrit të Brendshëm kur siguria ushqimore është e frikshme? Si ju mban vendi?

Nuk më mban vendi. Unë madje i blej vetë ushqimet e mia. Unë nuk jamë këtu për tu kujdesur për vete dhe fëmijët e mi. Unë jam këtu për tu kujdesur për detyrën në raport me të gjithë qytetarët. Nëse kam një gjë që jam shumë I mërzitur është (madje ua kam thënë edhe policisë në analiza) është siguria ushqimore. Aktualisht mund të them se ka disa çështje që kanë filluar, edhe në Tiranë. Dhe informacioni do mbetet deri këtu për shkak të sekretit. Sepse ju kam thënë drejtuesëve të policsë se shumë mirë që ne mendojmë për atë 1 për qindishin që janë grupet kriminale por ne duhet të mendojmë më shumë për atë 99 për qind. Sepse policia nuk është vetëm për 1 për qind. Është edhe për 99 për qinshin. Se si jetojnë ata në çfarë sigurie. Por edhe për sigurinë ushqimore. Merak janë ushqimet që importohen. Druaj që një pjesë e tyre nuk janë të cilësisë që duhet të jenë. Dhe për këtë i kam kërkuar agjensive shumë të mirë brenda vendit, ka plot njerëz të përgjgjeshëm që janë pak të shqetësuar në mos më shumë të shqetësuar. Jemi duke bërë analiza laboratorike. Presim që të marrim përgjigjet. Nëse përgjigjet dalin se kemi të bëjmë me abuzime absolutisht do ndëryhet pa asnjë lloj hezitimi. Jam i sigurtë në çdo moment të jetës sime që nuk do ketë asnjë hezitim që do goditet kushdoqoftë ai që ka abuzuar.

Zoti Xhafaj kam patur fatin të intervistojë pothuajse të gjithë ministrat e Brendshëm që nga koha e Hekuran Isait. Fundi i ministrave të Brendshëm nuk ka qenë i mirë. Deri në ‘90 u janë prerë kokat ndërsa ministrat pas vitit 1990 kanë patur fatin e problemeve politike dhe juridike si edhe paraardhësi juaj Saimir Tahiri. Ju si e keni mednuar do largoheni nga kjo detyrë?

Na e krijuat idenë e prerjes së kokave. Nuk jam i apasionuar pas historisë sidomos pas emrave të përvetshëm. Më kanë besuar nëj detyrë. Jam për të shërbyer. Kam kuptuar sa e rëndësishme është kjo detyrë. Dhe unë do ta kryej seriozitetin dhe përgjeshmërinë dhe përgjegjësinë që I takon një njeriu që e do vendin e vet. Këtu mabron. Unë vi çdo mëngjes në puën dhe iki çdo darkë vonë nga puna me të vetmin qëllim që të mos ketë ditë pa bërë një gjë,. Një gjë të mirë në punën time. Se cilat do jenë rezultate kjo mbetet për tu provuar. Një gjë është e sigurtë në çdo gjë unë jo thjesht do zbatoj ligjin sepse kjo më shoqëron në çdo hap të ketë sime por këtë punë do ta kryej me shumë përkushtim. Sepse besoj se është e rëndësishme për vendin. Thjesht dua të shërben dhe asgjë më shumë.

Zoti minisëtr çfarë masa do merrni masa për ata policë dhe oficerë policie që arrestuan kuksianët pasmesnate, një veprim në shkelje me ligjet e shtetit shqiptar. Sot ka qarkulluar një video e bërë publike nga PD dhe jo vetëm? Për më tepër që ju jeni jurist dhe I njihni mirë ligjet.

E para nuk duhet të ngatërrojmë banorët e Kukësit me ata që kanë kryer një vepër penale. Ka një diferecë të madhe mes protestuesit dhe shkatëruesit. Në këtë rast për flasim për shkatërruesit për shkatërrime të pronës dhe njerëz që kanë ushtruar dhunë konkrete. Polciia në të gjitha veprimet e saj ka resopektuar ligjin. Policia ka zbatuar ligjin.

Në orën 03.50?

Policia ka respetuar kërkesat e Kodit të Procedurës Penale. Hapeni Kodin e procedurës Penale. Hapeni rregulloren?

Lejohen arrestimet natën?

Jo këtu po në të gjithë botën. Nuk lejohej kontrollet e banesave natën. Nuk ka asgjë në kundërshtim me ligjin. Veprimet e policisë i kotnrollon policia dhe verimet e prokurorisë o kontrollon gjykata. Prokuroia dhe gjykata i kanë cilësuar të ligjshme veprimet e policisë për sa kohë i kanë vendosur arrestimet. Kanë qenë 36 persona. 23 u arrestuan dhe 13 janë në kërkim. Ata janë larguar për ti shpëtuar përballjes me drejtësinë. Ky është shtet i të drjetës nuk është shtet i partive.

Po por kur ka qenë Partia Socialiste në opozitë mund të thoni të njjëtnë gjë?

Po por kanë shkuar në burg.

Ka qenë veprim i drjetë?

Patjetër. I kemi konstestuar por nuk kemi shkuar të dyert e gjykatës dhe nuk kemi kapur prej fyti policët. Unë nuk them se nuk ka patur raste të ngjashme edhe gjatë kohës që PS ka qenë në opozitë. Por kur prokuroria dhe gjykata kanë vendisur të ndalojnë janë ndaluar, arrestuar dhe dënëuar. Kanë bërë muaj të tërë burg si opozitë për mitingje të paligjshme. Përse duhet të kemi dy standarte. AThëre ëarrestioheshe për proetstë të paligsjme dhe sot jo.

Si ka mundësi që gjykata konfirmoi që arrerstimi i disa persoanve ishte bërë gjatë ditës?

Ka një kufi kohor ndërmjet momentyit të identifikimit të personit dhe shoqërimit të tij. Nëse kjo do të kishte ndodhur në komisaritn e Kukësit kjo kohë mund të ishte gjysmë ore, 1 orë. Në ratsin që vjen nga Kukësi në Tiranë koha është e gjatë dhe sa janë bërë procedurat. Unë nuk e di konkretisht sa çfarë ka shkruar gjykata por nuk besoj se ka lidhje me momentin e ndalimir. Është përgjegëjsi e prokurorisë që ka lëshuar urdhra. .

Duket hapur që keni mbëshetetje nga isntitucionet ndërkombëtare. A e keni parë ndonjëherë veten si kryeministër?

Unë?

Po. Unë nuk e kisha parë veten ministër i Brendshëm.

Mos e bëj si zoti Majko që tha çfarë janë ëkto budallallëqe.

Unë nuk thashë kështu. Unë dui të them q ënuk kam aspirate në politikë. E kam thënë puibliosht. Nuk kam më ambicje në politikë. Ambicja ime ishte të bëja gjëra të mira me iden që  nesër kur të largoehm nga politika të ndjehem mirë.

 

Më shumë në këtë kategori: « Edhe PD “shpall non-grata” Llallën, Paloka: S’çoi në burg asnjë zyrtar të korruptuar. Nuk e mbrojmë
Hapja e negociatave me BE, Mogherini sot në Tiranë, ç’pritet të ndodhë (AGJENDA) »
Article Logic
Execution time: 0.0045909881591797
array(1) { ["section"]=> string(91) "video-e-arrestimit-te-kuksianeve-flet-per-here-te-pare-xhafaj-e-verteta-e-ores-03-50-117156" }