Video e Hervin Çulit në kazino, Eraldo Rexho nxjerr “bllof” Eni Shehun për mëngët e shkurtra

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:37 23-01-2016

Disa orë më parë Tv Klan publikoi një video ku dukej drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli duke hyrë në kazino. Klan akuzonte drejtorin se në orë të punës, largohej për të frekuentuar të tilla ambiente. Sakaq , në rrjetet sociale ka plasur debati pasi në videon e publikuar në Tv Klan, kalimtarët duken me mëngë të shkurtra, ç’ka do të thotë se pamjet nuk janë filmuar tani dhe se e gjitha është sjellë në vëmendje për të dëmtuar drejtorin e TK.

Gazetari Eraldo Rexho thotë se e mbështet kolegun e tij Eni Shehu por nuk i pëlqen ky spekulim.

“Une jam me ‪#‎EniShehun dhe denoj çdo akt dhune mbi median, por ky spekulimi nuk me pelqen... Diten qe drejtori ushtroi dhune mbi gazetarin, apo edhe dite me perpara, ishte aq ftohte sa askush nuk mund te dilte me menge te shkurtra, sikunder jane shumica prej kalimtareve... ‪#‎KaqKisha”, shkruan Rexho për videon e mësipërme publikuar nga Klan si kronikë lajmesh.

Statusi i Eraldo Rexho

eraldo.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035082101821899
array(1) { ["section"]=> string(95) "video-e-hervin-culit-ne-kazino-eraldo-rexho-nxjerr-bllof-eni-shehun-per-menget-e-shkurtra-30781" }