Video e momentit kur Arta Dade përplaset me kolegët: Mbani nervat aty ku jeni

Publikuar tek: politike, më 22:11 19-03-2016
Dade perplaset me delegatet qe brohoriten... by gazeta-panorama

Arta Dade ka pasur një moment përplasjeje me disa nga kolegët e saj që qëndronin të ulur në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Që në momentin kur Ben Blushi po kundërshtonte idenë e referendumit të kërkuar nga Edi Rama, nga salla pati zëra që ngriheshin herë pas here kundër deputetit. Më pas fjalën e ka marrë Dade dhe sërish ka patur kontestim nga disa anëtarë të kongresit në sallë.

Në këtë moment, zonja Dade u është drejtuar atyre duke kërkuar që të mos ngrenë zërin nga vendi ku janë ulur, por të dalin dhe të flasin përpara sallës dhe jo në kushte anonimati. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02416205406189
array(1) { ["section"]=> string(82) "video-e-momentit-kur-arta-dade-perplaset-me-koleget-mbani-nervat-aty-ku-jeni-35530" }