Video e Ramës për Tiranën, Basha: Shihni këto foto, flasin vetë

Publikuar tek: politike, më 16:09 01-03-2016 Video e Ramës për Tiranën, Basha: Shihni këto foto, flasin vetë

Kreu i Parisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të një video nga kryeministri Edi Rama, ku shfaqet kryeqyteti vite më parë. “Kujtesë për betonizimin, gjelbërimin dhe ndotësit profesionistë të tribunave politike e mediatike...”, shkruan Rama.

Por Basha ka reaguar duke thënë se (Rama) “e la Tiranën pa plan urbanistik, krijoi geto të përjetshme betoni për të ndjekur ambicien e tij të çmendur, krijoi 200 milionë euro pasuri me lejet e ndërtimit”.

“Si te Komuna e Parisit, me qindra pallate ngjitur me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh kush do jetojë, çfarë ka nevojë qytetari, por thjesht duke planifikuar metrat e hyrjet për t’i bërë llogari bankare në vende “Off- shore”.

Sa për të tjerat: gropën e Hajdin Sejdisë e la të qelbet 11 vjet, 11 metra nga zyra e tij, Zogun e Zi deshi ta betonizonte, sheshin “Skënderbej” e ktheu në gërmadhë për 2 vite e gjysëm.

Sot si kryeministër, vazhdon njësoj. Po bëhet gati ta mbushë Parkun e Liqenit me beton, aty ku asnjë mendje nuk ka shkuar deri më sot. Kjo është e vërteta e një kryeministri që rras në burg hallexhiun që rregullon çatinë e avllinë, por vetë nuk pyet as për ligj, as për rregulla.

Ka mbetur të ngrejë dhe piramidën e tij, po këto plane do t’i bëhen hi shumë shpejt. Ka ikur koha e faraonit është dita e qytetarëve.

Sa për të tjerat fotot flasin vetë”, shprehet Basha.

11 vjet kryetar bashkie e la Tiranën pa plan urbanistik, krijoi geto të përjetshme betoni për të ndjekur ambicien e tij...

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, March 1, 2016

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si ka ndryshuar ora e Edi Ramës pas rreth tre vite qeverisje
VIDEO / Veliaj: George Soros filantrop i madh, e kam për kompliment kur më etiketojnë si njeri i tij »
Article Logic
Execution time: 0.03233003616333
array(1) { ["section"]=> string(66) "video-e-rames-per-tiranen-basha-shihni-keto-foto-flasin-vete-33935" }