Video e rrallë e Zani Çaushit: Berisha duhet të vdesë me trup

Publikuar tek: aktualitet, më 13:03 10-03-2017 Video e rrallë e Zani Çaushit: Berisha duhet të vdesë me trup

20 vite më parë, Shqipëria ndodhej në prag të një lufte civile. Rënia e firmave piramidale, solli një kaos të madh financiar e social, që degjeneroi deri në shpërthimin e depove të municioneve të ushtrisë e për pasojë çoi në armatosjen e të gjithë popullatës.

Në mungesë të shtetit, në qytetet kryesore të vendit, kontrollin e morën bandat kriminale.  Më famëkeqja prej tyre ishte Banda e Çoles, e krijuar në Vlorë në mars 1997, nga Myrteza Çaushi i njohur ndryshe edhe si Zani. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë. Myrteza Çaushi, ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi pasi kishte disa vepra të rënda penale.

Në shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat së bashku me disa shokë të tij nga lagja Çole krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet që ka kryer. Në vitin 1999, Zani u dënua me burgim të përjetshëm, por në përkujtim të atyre ngjarjeve tragjike të 1997-ës, të zhvilluara 20 vite më parë, “BalkanËeb” sjell sot një intervistë të rrallë me Myrteza Çaushit, të realizuar nga Associated Press në mars ’97 ku ai betohet për vrasjen e Sali Berishës dhe atyre që i cilëson si berishianë, të cilët sipas tij duhet të vdesin me turp.

Article Logic
Execution time: 0.0028870105743408
array(1) { ["section"]=> string(66) "video-e-rralle-e-zani-caushit-berisha-duhet-te-vdese-me-trup-71451" }