VIDEO EKSKLUZIVE/ Indicident I RËNDË në 'Selman Stermasi' GJAKOSET tifozi rus nga ultrasit e Tiranës

Publikuar tek: sport, më 21:53 18-08-2018 VIDEO EKSKLUZIVE/ Indicident I RËNDË në 'Selman Stermasi' GJAKOSET tifozi rus nga ultrasit e Tiranës

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stermasi”, në ndeshjen Tirana-Kamëz.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se një tifoz me shtetësi ruse është dhunuar keq nga tifozët e skuadrës së Tiranës.

Mësohet se tifozi rus ndodhej në seksionin e tifozerisë “fanatiks” të ekipit të Tiranës, dhe është përplasur fizikisht me tifozët e kësaj skuadre.

Shkak është bërë ofendimet e tifozit rus ndaj skuadrës së Tiranës.

Pas ofendimeve të marra, personat që bënin tifo për skuadrën bardheblu kanë dhunar keq tifozin rus i cili ishte në gjendje të dehur.

Pas incidentit, shtetasi nga Rusia, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka kërkuar ndihmë nga policia me fytyrë të gjakosur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e “Shqiponjës” të cilët kanë kërkuar autorët, por nuk kanë mundur t’i gjejnë.

Tifozi i dhunuar ka marrë ndihmë mjekësore dhe është zhvendosur në një seksion tjetër.

Në video shikohet momenti kur personi i gjakosur është marrë në mbrojtje nga personat që ndodheshin aty, para se të mbërrinin "Shqiponjat".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO/ Jo vetëm një ‘yll’ në fushë, njihuni me ‘bishën’ 100 mijë euroshe të lojtarit të UNITED
JUVENTUS ia del në fund, RONALDO më shumë 'hijerëndë' seç duhet në debutim »
Article Logic
Execution time: 0.024987936019897
array(1) { ["section"]=> string(104) "video-ekskluzive-indicident-i-rende-ne-selman-stermasi-gjakoset-tifozi-rus-nga-ultrasit-e-tiranes-131528" }