VIDEO off record/ Deputeti i PS: Armando Duka ia ka dhënë Partizanit titullin kampion para kohe

Publikuar tek: sport, më 11:57 18-05-2016

Një video surprizë për ditëlindjen e moderatorit Blendi Fevziu nxjerr në shesh një deklaratë bombastike të deputetit socialist Alfred Peza.

Teksa Fevziu po frynte qirinjtë, deputeti e kishte mendjen diku tjetër: Te fakti që sipas tij, Presidenti I FSHF Armand Duka po i jep titullin kampion para kohe ekipit të Partizanit.

“Si ia kishte dhënë Armando Duka Partizanit  titullin kampion para kohe mo vlla?”, dëgjohet Peza të thotë, ndonëse nuk duket me figurë.

“Pse kush e mori?”, pyet i habitur Fevziu.

Pak orë nga shpallja e kampionit të futbollit shqiptar, në një intervistë për Top Channel presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk ka pritur dhe zbuloi  përgatitjet e festës për titullin kampion të Partizanit, ndonëse nuk është mbyllur ende asgjë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka shpall Partizanin fitues: Monotonia nuk është e mirë, duhet të ndryshojë
Skënderbeu shpallet kampion për të gjashtin vit radhazi »
Article Logic
Execution time: 0.040459156036377
array(1) { ["section"]=> string(99) "video-off-record-deputeti-i-ps-armando-duka-ia-ka-dhene-partizanit-titullin-kampion-para-kohe-40805" }